• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Avokati Ledio Braho: Votimet e 30 Qershorit janë nul kushtetues

13:26 : 28/06/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Pak orë para 30 Qershorit, maxhoranca e Edi Ramës ka vendosur të shkojë e vetme në zgjedhjet lokale, duke refuzuar të dëgjojë zërat e arsyeshëm dhe të ftohtë të juristëve.

Nëpërmjet disa mekanizmave të kontrolluar tërësisht prej saj, ndër të cilët Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kolegjit Zgjedhor, shumica politike po mundohet të justifikojë një proces tërësisht anti-kushtetues dhe në kundërshtim të plotë me normat demokratike.

Kjo situatë e ndezur politike, e cila sot duket sikur ka arritur kulmin, në fakt do të vijojë të rrisë temperaturat në ditët e në javët në vijim.

Avokati Ledio Braho, një prej zërave “të ftohtë” publikë, duke argumentuar në aspektin kushtetues dhe ligjor, vlerëson se situata politike do të vijojë të qëndrojë e ashpër.

Lexo edhe:

Shembja e masivit të dheut në Gramsh, ndërrojnë jetë dy punëtorët/ EMRAT

Krimet zgjedhore, shumë denoncime, pak ndëshkime!

Në një intervistë për “Fax News”, juristi Braho jep një shpjegim kushtetues se çfarë do të ndodh nëse maxhoranca do të zhvillojë votimet në mungesë të dekretit të Presidentit, si edhe pasojat ligjore e insitucionale që do e pasojnë procesin.

Avokati Braho shprehet se “nëse votimet do të zhvillohen në 30 qershor, ndërkohë që Presidenti ka dekretuar datën 13 Tetor, atëherë kreu i shtetit mund t’i drejtohet për interpretim Gjykatës Kushtetuese, në momentin kur ajo të krijohet”.

Juristi Ledio Braho, në arsyetimin e tij, i referohet nenit 131/1/e të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i cili parashikon se “Gjykata Kushtetuese vendos për:…çështjet që lidhen me zgjedhshmërinë dhe papajtueshmërinë në ushtrimin e funksionit të Presidentit, deputetëve, të funksionarëve të parashikuar në kushtetutë, si edhe me verifikimin e zgjedhjes së tyre”.

Pikërisht, një kërkesë nga Presidenti i Republikës për interpretimin e këtij neni të Kushtetutës mund të sjellë si pasojë rrëzimin e të gjithë procesit të votimeve që Edi Rama synon të zhvillojë në 30 Qershor, si edhe anulimin e emërimit të kryetarëve të rinj që do të dalin nga procesi i së dielës.

Duke analizuar nenin 131 të Kushtetutës, avokati Ledio Braho argumenton: “Në rastin se zhvillohen votimet në mungesë të dekretit presidencial, atëherë Presidenti i Republikës ka mundësinë që t’i drejtojet Gjykatës Kushtetuese. Nëse ky institucion, i cili sot nuk ekziston, të krijohet do të vendosë në favor të kërkesës së Presidentit, atëherë pasojat do të jenë shumë të rënda. Së pari, do të rrëzohet i gjithë procesi i votimeve të 30 qershorit, gjë që do të thotë se të gjithë kryetarët e bashkive të emëruar në kundërshtim me Kushtetutën, do të duhet të largohen nga zyrat”.

Pasojat, sipas Ledio Brahos, do të sjellin efekt domino dhe do të identifikojnë përgjegjësitë penale të zyrtarëve që nuk respektuan dekretin e Presidentit. “Sot kemi situatën kur shumica socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në kundërshtim me kompetencat e tij, e shpalli absolutisht të pavlefshëm dekretin e Presidentit që anuloi zgjedhjet e 30 Qershorit dhe nuk njeh dekretin e ri, për zhvillimin e zgjedhjeve në 13 Tetor. Po ashtu, është një vendim i Kolegjit Zgjedhor, i cili, po në tejkalim të kompetencave të tij dhe pa e thirrur institucionin e Presidentit si palë, vendosi të rrëzojë dekretin e kreut të Shtetit”

Sipas Brahos, nëse Gjykata Kushtetuese, e vënë në lëvizje nga Presidenti, do të konsiderojë procesin e votimeve nul, atëherë pasojat ligjore nuk do të lidhen thjeshtë me datën 30 qershor, por edhe me personat përgjegjës, të cilët injoruan apo nuk zbatuan dekretin presidencial.

“Përgjegjësitë do të jenë individuale dhe penale”, thekson Ledio Braho në analizën e tij.

Lajme të lidhura

Foto ilustruese
AKTUALITET

Shembja e masivit të dheut në Gramsh, ndërrojnë jetë dy punëtorët/ EMRAT

15:04 : 10/05/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore, shumë denoncime, pak ndëshkime!

14:58 : 10/05/2025
BOTA

India dhe Pakistani dakordësohen për armëpushim

14:51 : 10/05/2025
AKTUALITET

11 Maji/ Për herë të parë votojnë edhe gratë e dënuara në burgun e Pojskës

14:35 : 10/05/2025
AKTUALITET

Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale?

14:27 : 10/05/2025
AKTUALITET

Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve

14:19 : 10/05/2025
Para

Sozia e Mesit, mashtroi 23 vajza për t’i çuar në shtrat

TË GJITHA

Foto ilustruese

Shembja e masivit të dheut në Gramsh, ndërrojnë jetë dy punëtorët/ EMRAT

15:04 : 10/05/2025

Krimet zgjedhore, shumë denoncime, pak ndëshkime!

14:58 : 10/05/2025

India dhe Pakistani dakordësohen për armëpushim

14:51 : 10/05/2025

11 Maji/ Për herë të parë votojnë edhe gratë e dënuara në burgun e Pojskës

14:35 : 10/05/2025

Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale?

14:27 : 10/05/2025

Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve

14:19 : 10/05/2025

Shembet kanali i një hidrocentrali në Gramsh, dheu zë poshtë dy punëtorë, vdes njëri

14:13 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com