• Kontakt
Monday, June 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ben Blushi “i qepet” Parlamentit për 1.6 milionë lekë, e ndihmon dhe gjyqtari Artur Malaj

13:22 : 27/06/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Rreth një dekadë pasi iu bashkua bojktotit parlamentar të Partisë Socialiste të vitit 2009, ish-deputeti dhe prej dy vitesh Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel, Ben Blushi, paditi Kuvendin e Shqipërisë për pagën e papaguar në vlerën e rreth 900 mijë lekë të reja.

Natyrisht, gjykatat administrative të të dy niveleve ia plotësuan kërkesën Blushit, me shumë mundësi, për të mos u përballur me “hakmarrjen” e tij nëpërmjet valëve të televizionit TCH, në një kohë kur gjyqtarët po përballen me Vetingun.

Madje, jo vetëm që gjykatat i dhanë të drejtë Blushit në një kohë shumë të shpejtë, por i pranuan edhe çdo kërkesë tjetër përveç pagës, si pagesat për dietat, udhëtimet e telefonin, pavarësisht se për 6 muaj, Shtator 2009-Shkurt 2010, nuk kreu detyrën e deputetit. Në total, Ben Blushi mori nga Kuvendi shumën prej 1.6 milionë lekë.

Padia
Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009, Ben Blushi zgjidhet deputet i Partisë Socialiste në Qarkun e Korçës. Ai i bashkohet vendimit politik të socialistëve për të bojkotuar punimet parlamentare që në fillim të legjislaturës, në Shtator 2009, deri në Shkurt 2010.

Lexo edhe:

U plagos me thikë nga bashkëshorti, 28-vjeçarja dërgohet me helikopter drejt Traumës/ EMRAT

Aktivisti: Protesta do të përshkallëzohet! Starmer dha dorëheqjen, Rama me këto skandale thotë s’jam pis

Për këtë periudhë bojkoti, administrata e Kuvendit nuk i pagoi Blushit, ashtu si edhe kolegëve të tij socialistë, pagën dhe përfitimet e tjera monetare, për shkak se nuk kishin ushtruar mandatin e deputetit.

Pasi kaluan shumë vite dhe u largua nga pozicioni i deputetit në vijim të përplasjeve me Edi Ramën, Blushi “kujtohet” për disa pagesa që nuk ka marrë nga Kuvendi gjatë periudhës kur ishte në bojkot parlamentar.

Në Prill 2018, Ben Blushi i drejtohet Gjykatës Administrative me një padi kundër Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkon që t’i paguhen paga dhe të gjithë përfitimet nga statusi i deputetit për periudhën e papaguar.

Në një proces “urgjent”, brenda një muaji, gjyqtarja e Administratives Gersiana Skifteri pranon padinë e Blushit. Me vendimin e datës 23 Maj 2018, gjyqtarja vendos që Kuvendi t’i likujdojë Ben Blushit paratë e papaguara për rrogën, dietat, kompensimet dhe telefonisë.

Gjithësesi, procesi nuk kaloi pa kundërshtimet e palës së paditur. Kuvendi konstatoi në gjykatë se padia e Blushit është parashkruar, për shkak të kohës së gjatë që ka kaluar nga bojkoti parlamentar.

Krahas kundërshtimit kryesor, atë të kohës së gjatë, përfaqësuesit e Kuvendit, gjithashtu, kundërshtuan edhe faktin që Blushi nuk mund të kërkonte dieta për udhëtime, si edhe pagesa telefonike, pasi ai nuk kishte ushtruar veprimtari parlamentare.

Vendimi
Gjithësesi, argumentat kundërshtues të Kuvendit nuk u morën parasysh nga gjykata. Duke iu referuar një Vendimi Unifikues të Gjykatës së Lartë të vitit 2011, i cili në fakt nuk duket se kishte ndonjë lidhje me situatën konkrete, gjykata rrëzoi pretendimin e Kuvendit për parashkrim.

Gjykata e Lartë, në një vendim të vitit 2011, konstaton se statusi i deputetit ruhet si i tillë edhe nëse ai nuk e ushtron efektivisht atë, për shkaqe të ligjshme, në të cilin përfshin edhe bojkotin politik.

Por ai vendim i Gjykatës së Lartë, në tërësinë e tij, flet për statusin e deputetit gjatë kohës që ai ka mandatin parlamentar dhe jo për të gjithë jetën.

Gjithësesi, duke e lexuar këtë vendim në optikën e saj, Administrativja shprehet se statusi i deputetit është element kushtetues dhe nuk lidhet me Kodin e Punës (në të cilin gjendet instituti i parashkrimit). Duke u nisur nga kjo premisë, gjykata ka arritur në konkluzionin se padia e Ben Blushit mund të ngrihej në çdo kohë dhe për këtë arsye, ajo është pranuar për shqyrtim.

Në vijim të argumentimit të saj, gjykata konstaton se përfitimet financiare të deputetit, për shkak të statusit të tij, janë paga, si edhe dietat e kompensimet e tjera. Ndaj, gjykata Administrative nuk i ndaj pagesat që duhet të përfitojë Blushi, pavarësisht se ai nuk ka kryer asnjë veprimtari parlamentare për 6 muaj.

Në përfundim, gjykata administrative ka pranuar padinë e Blushit dhe ka vendosur që Kuvendi t’I paguajë atij rreth 1.6 milionë lekë të reja paga, shpërblime e dieta për periudhën shtator 2009-shkurt 2010.

Ankimi
Kuvendi ka ankimuar vendimin në Gjykatën Administrative të Apelit, duke kundërshtuar argumentat e shkallës së parë.

Rreth një muaj më parë, konkretisht në 23 maj 2019, Gjykata Administrative e Apelit shqyrtuar ankimin në Dhomë Këshillimi dhe ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Në këtë mënyrë, plotë 10 vjet pasi bojkotoi Parlamentin, ish-deputeti socialist, tashmë drejtor i përgjithshëm i Top Channel, fitoi 1.6 milionë lekë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U plagos me thikë nga bashkëshorti, 28-vjeçarja dërgohet me helikopter drejt Traumës/ EMRAT

15:46 : 22/06/2026
AKTUALITET

Aktivisti: Protesta do të përshkallëzohet! Starmer dha dorëheqjen, Rama me këto skandale thotë s’jam pis

15:45 : 22/06/2026
AKTUALITET

Përplasi 5 makina dhe u arratis, policia jep detaje: 31-vjeçari kishte thyer masën ‘arrest në shtëpi’

15:34 : 22/06/2026
AKTUALITET

Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve

15:30 : 22/06/2026
BOTA

Ish-ministri spanjoll dënohet me 24 vite burg për korrupsion

15:19 : 22/06/2026
AKTUALITET

Gjyqi për tenderin 700 mijë euro/ Benet Beci nuk shkon në GJKKO, shtyhet seanca

15:17 : 22/06/2026
Para

Zv. Kryeministri jep alarmin/ Shqipëria drejt përplasjes civile, po përpiqem të komunikoj me palët…

TË GJITHA

U plagos me thikë nga bashkëshorti, 28-vjeçarja dërgohet me helikopter drejt Traumës/ EMRAT

15:46 : 22/06/2026

Aktivisti: Protesta do të përshkallëzohet! Starmer dha dorëheqjen, Rama me këto skandale thotë s’jam pis

15:45 : 22/06/2026

Përplasi 5 makina dhe u arratis, policia jep detaje: 31-vjeçari kishte thyer masën ‘arrest në shtëpi’

15:34 : 22/06/2026

Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve

15:30 : 22/06/2026

Ish-ministri spanjoll dënohet me 24 vite burg për korrupsion

15:19 : 22/06/2026

Gjyqi për tenderin 700 mijë euro/ Benet Beci nuk shkon në GJKKO, shtyhet seanca

15:17 : 22/06/2026

Gjendet i pajetë 65-vjeçari në Korçë, dyshimet

15:11 : 22/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibombetciobetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobet girişmeritking girişjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahisgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabet