Rilindasit po përdorin të gjitha mënyrat dhe metotat pë të shantazhuar qytetarët që të marrin pjesë me detyrim në zgjedhjet moniste të 30 Qershorit, edhe pse ato nuk njihen nga Kushtetuta dhe presidenti.
Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Buffi, ka kërcënuar mësuesit dhe drejtorët e shkollave se nëse nuk votojnë në 30 qershor, ditën e hënë jeni të larguar nga puna.
Ka qenë një drejtor shkolle i fshatit Strum në Roskovec, i cili në denoncimin e tij shkruan se dje, gjatë një mbledhjeje në Zyrën Arsimore Roskovec është urdhëruar që, të gjithë drejtorët nën juridiksionin e saj të marrin me detyrim në votime ditën e diel.
Denoncimi:
Jam Drejtor i nje shkolle ne Njesine Administrave Strum, Bashkia Roskovec. Dua te bej nje denoncim publik ne keto dite tmerri para zgjedhjeve. Une personalisht, nuk e dua Majlinden, ose me sakte e urrej me shpirt por e degjoj nga halli. Ul koken nga halli dhe bejme sikur nuk kuptojme.
Sillemi sikur nuk dime sepse kemi femije dhe familje. Majlinda ne bashkepunim Brikena Hajdinin(ose siç e njohin ne gjimnaz, drejtoresha 50 mijelekshe). Ne ambjentet e ZA-Roskovec, ne nje mbledhje urgjente te organizuar dje ne oren 15:00 ka urdheruar te gjithe drejtoret shkollave nen juridiksionin e Bashkise Roskovec qe ne dt.30/06/2019 te marin pjese ne votime.
Ne raste se nuk do te votojne do te jene te gjithe te pushuar nga puna. Nuk ka poshterim me te madh per ne kur kercenohemi ne kete forme. Ndihemi te pershtyre ne fytyre. Jua kerkoj me zemer, ndaloni votime ne 30 qershor, qe edhe ne te jetojme te qete. Edhe diçka te fundit, Jo te gjithe drejtoret e shkollave jane te majte apo duan Majlinden.Faleminderit!