Komisioni i Venecias ka publikuar një raport për marrëdhënien mes Parlamentit dhe opozitës, e cila prej disa muajsh ka djegur mandatet, duke dalë në rrugë. Në raportin e gjatë, Venecia thekson se është e rëndësishme të sigurohet qëndrueshmëria ligjore.
“Të ketë një kontroll të jashtëm nga ana e Gjykatës Kushtetuese për ndryshimet në rregullore. Opozita duhet të ftojë ekspertë dhe palë të interesuara në mbledhjet e komisioneve parlamentare”, thuhet ndër të tjera në raport.