Ish kreu i ShIK, Fatos Klosi përgjimin në rastin e Pjerin Ndreut me drejtorin e një shkolle si dhe në përgjimin ku shfaqet Damian Gjiknuri, nuk e konsideron normale.
Në studion e 360 gradë, Klosi deklaroi se kjo nuk është një gjë e re dhe më vjen mirë që këto kanë dalë që politikanët të dinë mirë se çdo të thotë të bësh veprime të tilla.
“Të gjitha këto lloje muhabetesh janë të rënda. Dikur bleheshi pak shefa të lagjeve dhe merrnin pak para. Dhe tani është masivizuar dhe ka zbritur në nivele shumë të ulëta. Propabiliteti për t’i kapur është tepër i madh. Situata nuk është për t’u pëlqyer dhe atyre që u ka ndodhur nuk mund të gëzohen”.