Partizani ka zgjedhur zëvendësuesin e Skënder Gegës.
Klubi kryeqytetas ka arritur marrëveshjen me trajnerin e njohur italian, Franco Lerda i cili do të prezantohet ditën e sotme.
Franco Lerda ka nënshkruar kontratën 1-vjeçare me kampionët në fuqi.
Më parë trajneri italian ka drejtuar skuadra të njohura si: Pescara, Torino, Lecce dhe atë të Vicenzas. Për Lerdan do të ishte një eksperiencë e bukur pasi Partizani do të marrë pjesë në eliminatoret e Champions Leagues.