• Kontakt
Wednesday, June 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

U largua pas 9 vitesh/ Shehi: Nuk ika prej Dajës, më frymëzon Ançeloti

21:47 : 16/06/2019
në SPORT

Orges Shehi ka fitu ar në Korçë më shumë se kushdo. Ishte i pari që u bë pjesë e projektit fitues që lindi nëntë vite më parë, ku pas një ftese të ishpresidentit Agim Zeqo, pranoi të linte në atë kohë Besën për t’u bërë pjesë e Skënderbeut.

 

Fitoi 7 tituj kampionë, ndërsa në sezonin e fundit, për herë të parë, i drejtoi korçarët si trajner. Arriti të fitonte Superkupën e Shqipërisë, më pas e çoi ekipin deri në gjysmëfinale të Kupës dhe mbylli një sezon në vend të katërt në kampionat, një pozicion që të çon në Kupat e Europës.

Por, befas pas 9 vitesh, Shehi i tha lamtumirë Skënderbeut. Mes tij dhe presidentit Takaj pati një krisje, por trajneri durrsak nuk është nga ata që bën polemika. Megjithatë, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, rrëfen disa të pathëna, që nga raporti me lojtarët, mungesa e një mesazhi mirënjohjeje në fund dhe deri tek idhulli i tij.

Lexo edhe:

U plagosën dy fëmijë në Lundër, gazetari: Ngjarja nuk lidhet me atentatin ndaj Prendit

Rikuperim i ngadaltë, mbrojtësi i Realit mungon deri në tetor

Keni thënë se në Korçë nuk ju mbante kontrata. Si është e vërteta e këtij “divorci”?

Pikërisht e kam thënë një gjë të tillë pasi në këto vite nuk e kam pasur asnjëherë mendjen te kontrata dhe nuk është se në Korçë më ka mbajtur kontrata jo vetëm tani si trajner, por edhe si futbollist. Nëse lojtarët kishin kontrata 2-vjeçare, unë ndryshe nga ata e kisha 1-vjeçare, por kurrë nuk e kam pasur mendjen te fundi i saj, pasi rinovohej me një bisedim.

 

Fakti që klubi ka kontaktuar me Dajën këtë periudhë, ishte kjo një arsye që ju bindi për të parë një tjetër variant për të ardhmen?

Këtë nuk e di nëse kanë kontaktuar me Dajën apo jo, pasi nuk jam në dijeni. Unë e kam thënë se ishte një vendim për të marr një rrugë tjetër pas kaq shumë sezonesh në këtë ekip.

Klubi zyrtarisht, por edhe presidenti Takaj, nuk kanë bërë qoftë edhe një mesazh kortezie në mënyrë publike pas largimit tuaj. Jeni i habitur?

Janë pyetje që do duhet t’u drejtohen të tjerëve. Për mendimin tim ka pak rëndësi deklarata. Ndoshta dhe ajo do të vijë. Mbase klubi është i zënë me çështje të tjera tani dhe është më i përqendruar te përgatitjet e sezonit.

Cili ka qenë mesazhi më i bukur që keni marrë pas largimit, nga kush dhe si?

Kanë qenë shumë. Të them të drejtën jam ndierë mirë nga aq shumë mesazhe sa kam marrë. Ky është një sinjal sjelljeje nga ana ime, por edhe një tregues raporti. Kanë pasur përballë një person mirëkuptues, që u ka qëndruar gjithnjë pranë dhe nuk ka “ndëshkuar” askënd, por është bërë krah me lojtarët duke i motivuar për t’u marrë maksimumin gjithmonë.

 

Në sezonin e parë si trajner te Skënderbeu, cili ka qenë momenti më i keq që vërtet e keni përjetuar shumë?

Humbjet e njëpasnjëshme që vinin për shkaqe të ndryshme. U bënë shumë humbje rresht dhe secila prej tyre vinte për shkaqe jo të njëjta. E them me bindje se kjo ka qenë periudha që më ka mërzitur më shumë gjatë kësaj kohe. Vërtet e kam përjetuar keq.

Po momenti më i mirë nga ky vit?

Ka pasur shumë për sa u përket rezultateve. Situata në dhomat e zhveshjes ka qenë nën kontroll dhe kjo është një meritë e veçantë për të ecur përpara, sidomos kur ke një ekip të ri. Fillimi, padyshim me fitoret radhazi, ka qenë për t’u vlerësuar, por edhe fundi kur ne e arritëm objektivin ka qenë gjithashtu i mirë. E them këtë pasi të gjithë e dinë si e nisëm sezonin, me sa shumë vështirësi, aq sa mendonim se si do ia dilnim të ishim në zonën europiane pas shumë ndryshimeve. Nga ana tjetër, mund të veçoj edhe dy zbulimet, Pëllumbin dhe Dajsinanin që tani janë pjesë e kombëtares Shpresa. Janë dy lojtarë që mua më bëjnë krenar të them se ua kam dhënë unë hapësirat për t’u rritur.

Me cilin nga lojtarët keni pasur më shumë përplasje, qoftë edhe për ndonjë ide, jo thjesht në kuptimin negativ të fjalës përplasje?

Me asnjë, pjesa që unë kam qenë më parë në fushë më ka ndihmuar shumë. Nuk e kanë bërë dysh fjalën time apo detyrat që u caktoheshin, por mund të bënin më të mirën. Humbjet e shumta të këtij sezoni them se erdhën nga moseksperienca e disa lojtarëve, nga gabimet individuale, jo për shkaqe të mosndjekjeve të trajnerit.

 

Si kanë qenë raportet tuaja me lojtarët veteranë si Vangjeli, Muzaka, Radas?

Raporte korrekte, nuk ishim gjithë kohës bashkë si në fillim, pasi kishim pozicione të tjera. I kam kuptuar edhe në momente të vështira që ata mund të kishin. Unë kam pasur raporte shumë të mira me ta. Nuk e di se cili është mendimi i tyre.

Ku e shikoni veten sezonin e ardhshëm, në një ekip në Superiore apo do të pranoni edhe ndonjë klub me emër nga Kategoria e Parë?

Është herët për të folur. Unë këtë rrugë kam marrë dhe rrugën e trajnimit do të vazhdoj. Të shohim se çfarë do të ndodhë.

A keni pasur një ofertë konkrete së fundmi?

Mund të them se në mënyrë indirekte ofertat nuk kanë munguar, jo vetëm si trajner, por edhe si drejtues i lartë në një klub të rëndësishëm në vend. Por, do të vlerësoj gjithçka me qetësi para se të vendos.

Cili trajner në futbollin e sotëm ju frymëzon dhe kërkoni sadopak t’i ndiqni taktikat e tij?

Unë e kam thënë që në fillim se kampionati shqiptar ka shumë trajnerë të mirë. Një trajner i mirë duhet të jetë menaxher i mirë. Për nga mënyra se si sillet, si një zotëri i vërtetë, mund të veçoj Ançelotin, por edhe në disa raste jam treguar rebel edhe unë si Simeone.

Në karrierën si lojtar, kush është trajneri që do të kujtoni më gjatë?

Kam kaluar shumë trajnerë. Sigurisht që me Josën kam ndarë shumë suksese dhe me të mbaj akoma kontakte. Kam mësuar shumë nga mënyra e menaxhimit edhe nga De Biazi. Por, edhe me trajnerë të tjerë kam kaluar mjaft mirë. Të më falin nëse nuk po ua përmend emrat, por janë shumë. Nuk kam kaluar keq me askënd edhe për shkak të natyrës time jo konfliktuale.

/Panorama Sport

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U plagosën dy fëmijë në Lundër, gazetari: Ngjarja nuk lidhet me atentatin ndaj Prendit

21:59 : 18/06/2025
SPORT

Rikuperim i ngadaltë, mbrojtësi i Realit mungon deri në tetor

21:55 : 18/06/2025
AKTUALITET

Pamjet filmike, Alimehmeti: Në çdo qendër votimi ka pasur problematika

21:46 : 18/06/2025
AKTUALITET

PS dhe PD me vota “të fryra”, si është rezultati i rinumërimit në Tiranë deri më tani

21:39 : 18/06/2025
BOTA

Trump merr planet nga Komanda, SHBA gati të godasë në Iran

21:28 : 18/06/2025
SPORT

Ofron 40 milionë euro plus Asllanin, Inter tenton mesfushorin e Atalantës

21:24 : 18/06/2025
Para

Ndahet nga jeta ish-zyrtari i lartë i SHISH! Emri (Foto)

TË GJITHA

U plagosën dy fëmijë në Lundër, gazetari: Ngjarja nuk lidhet me atentatin ndaj Prendit

21:59 : 18/06/2025

Rikuperim i ngadaltë, mbrojtësi i Realit mungon deri në tetor

21:55 : 18/06/2025

Pamjet filmike, Alimehmeti: Në çdo qendër votimi ka pasur problematika

21:46 : 18/06/2025

PS dhe PD me vota “të fryra”, si është rezultati i rinumërimit në Tiranë deri më tani

21:39 : 18/06/2025

Trump merr planet nga Komanda, SHBA gati të godasë në Iran

21:28 : 18/06/2025

Ofron 40 milionë euro plus Asllanin, Inter tenton mesfushorin e Atalantës

21:24 : 18/06/2025

VIDEO/ Hakerohet kanali shtetëror iranian, transmetohen mesazhe kundër regjimit

21:18 : 18/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com