Janë publikuar pamjet e operacionit të ndërmarrë mëngjesin e sotëm nga forcat speciale RENEA në Elbasan.
Operacioni i koduar “Krasta” çoi në arrestimin e 8 personave, mes të cilëve dy punonjës të AMA-s.
Sipas një deklarate zyrtare nga policia, operacioni u ndërmorr në kuadër të proçedimit Penal nr 40 të vitit 2006, i rregjistruar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim mbetur tentativë”, “Mbajtjes pa leje armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga nenet 78-22, 278/2 të Kodit Penal, që bën fjalë për tentativën e vrasjes së shtetasit F.M, ngjarje e ndodhur më datë 30.01.2006 në Elbasan.
Procedimit penal nr 1121/2012, i rregjistruar për veprat penale të “Vrasjes në rrethena cilësuese e kryer në bashkëpunim”, “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga nenet 79/dh-25, 278/2 të Kodit Penal, që bën fjalë për vrasjen e shtetasit G.B (alias A.M) dhe të babait të tij shtetasit N.B, ngjarje e ndodhur më datë 15.08.2012, në lagjen “Çlirimi” Elbasan.
Proçedimi Penal nr 627-2013, i rregjistruar për veprat penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë”, “Plagosjes më dashje”, “Mbajtje pa leje te armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 88, 110/2, 278/2 të Kodit Penal, ngjarje e ndodhur në datë 19.04.2013 në qytetin e Elbasanit.
Detajet/ Zbardhen emrat, ja kush janë të arrestuarit nga RENEA në Elbasan dhe Tiranë …