• Kontakt
Thursday, July 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Artan Gjermeni, gjyqtari i bandave dhe i partisë që shkel ligjin me të dyja këmbët

07:00 : 13/06/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Gjyqtari i Tiranës, Artan Gjermeni, po mundohet t’i shërbejë më së miri Partisë Socialiste në pushtet, me shpresën për të kaluar procesin e Vetingut, pavarësisht problematikave të shumta që ka me pasurinë dhe integritetin personal.

I akuzuar publikisht për lidhje të hershme me bandën kriminale të Lushnjes, Gjermeni shpëtoi nga akuza penale për fshehje pasurie, me një vendim të dyshimtë të Prokurorisë së Kavajës.

Me një mal dyshimesh dhe akuzash publike mbi kurriz, Gjermeni pritet që të përballet me procesin e trefishtë të Vetingut. Në të paktën dy nga tre kriteret, pikërisht në atë të pasurisë dhe të kontakteve të “papërshtatshme”, ai, me shumë mundësi do të rrëzohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK).

Me sa duket, i bindur për këtë fat, gjyqtari Gjermeni ka zgjedhur t’i shërbejë “Rilindjes”, me të cilën ka lidhje të forta.

Lexo edhe:

Shiste kokainë, arrestohet 48-vjeçari në Berat

Operacion kundër pastrimit të parave nga organizata kriminale shqiptare në Verona, sekuestrohen disa pasuri

Artan Gjermeni nisi në mënyrën më të keqe të mundshme dhe në kundërshtim flagrant me ligjin, procesin gjyqësor “Babalja” , në të cilën janë marrë të pandehur denoncuesit e përfshirjes në trafik narkotikësh të Agron (Geron) Xhafaj, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm dhe deputetit socialist, Fatmir Xhafaj.

Një nga personat e akuzuar nga prokuroria e Tiranës për “kallëzim të rremë”, gazetari Jetmir Olldashi, ka paraqitur kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit Gjermeni. Në thelb të kërkesës për përjashtim qëndron fakti se avokati i Olldashit ka konflikt interesi me gjyqtarin.

Këtë situatë konflikti interesi, gjyqtari Gjermeni e ka shfrytëzuar si argument për të hequr dorë nga shqyrtimi i një tjetër rasti gjyqësor. Por, kërkesës së Olldashit për largimin nga shqyrtimi i dosjes “Babale”, ai i është përgjigjur negativisht.

Megjithëse nga avokati i gazetarit i është bërë e ditur në seancë se ndaj tij është dorëzuar një kërkesë për përjashtim, e nënshkruar nga i pandehuri Olldashi, gjyqtari Gjermeni ka vijuar procesin, me pretendimin se “kërkesa për përjashtim nuk e lejon të marrë vendim përfundimtar” ndërkohe që neni 18 i K.Pr.Penale nuk bën një përcaktim të tillë e për rrjedhojë nuk e lejon të marre as vendime te ndërmjetme. Në shkelje të kësaj dispozite, gjyqtari Gjermeni mori sot disa vendime të ndërmjetme ku një prej të cilëve është edhe ai për mospranimin për thirrjen në cilësinë e dëshmitareve të kryeministrit Edi Rama, vëllait të Fatmir Xhafjat, Geron Agron Xhafaj, Fatmir Xhafa, Taulant Balla, etj.

Me vendimet e ndërmjetme që sot u morën prej gjyqtarit Gjermeni, u duk qartë njëanshmëria e tij dhe kjo shpjegon edhe ngutjen e tij për të marrë këto vendime pa pritur vendimin në lidhje me përjashtimin e tij për të cilin nevojiten vetëm 48 orë kohë.

Pavarësisht se për shkak të mos njoftimeve të duhura nga gjykata seanca ishte shtyre 3 herë deri ditën e sotme, shtyrja e asaj me arsyen që të pritej vendimmarrja për përjashtimin e gjyqtarit Gjermeni, u konsiderua nga ana e këtij të fundit si zvarritje procesi.

Ky qëndrim i gjyqtarit Artan Gjermeni vjen në vazhdën e sjelljës anti-ligjore të institucioneve të drejtësisë në trajtimin e çështjes “Babale”.

Prokuroria fillimisht, e më tej gjykata, janë vënë në shërbim të “Rilindjes” për të mbrojtur “imazhin” e Fatmir Xhafajt, duke vendosur para përgjegjësisë penale personat që denoncuar përfshirjen e Agron (Geron) Xhafaj në trafik narkotikësh.

Lidhjet e Gjermenit me Partinë Socialiste
Gjyqtari Artan Gjermeni ka lidhje të fuqishme me Partinë Socialiste. Emri i tij ishte një ndër emrat më të përfolur për të qenë kandidat i maxhorancës qeverisëse për kryetar bashkie në qytetin e Lushnjes.

Emri i tij ishte propozuar nga organizatat lokale të Partisë Socialiste në qytetin e tij të lindjes dhe ky është një e dhënë konkrete se lidhjet e tij me maxhorancës janë aq të ngushta, sa ai mund të ishte edhe figurë përfaqësuese e këtij formacioni politik në drejtimin e pushtetit lokal në Lushnje.

Edhe më parë, fijet e socialistëve në Këshillin e Lartë të Drejtësisë e kanë ndihmuar Artan Gjermenin që të bëhej pjesë e atij institucioni në vitin 2010, pavarësisht këmbënguljes së ministrit të Drejtësisë së asaj kohe, Aldo Bumçi, për të mos u pranuar në KLD, për shkak të problemeve të theksuara me pasurinë, si edhe për dyshime të forta për lidhje me banda kriminale.

“Plagosja” e Gjermenit
Në vitin 2016, gjyqtari Artan Gjermeni është përfshirë në një situatë të dyshimtë, në të cilën mbeti i plagosur me mjete të forta në pjesën e brinjëve dhe në duar. Shkak zyrtar, sipas Gjermenit, ishte rrëzimi i portës së garazhdit të automjetit.

Por, burime të ndryshme, flisnin për një zënkë banale mes tij dhe një personi tjetër publik, i cili degjeneroi në përdorimin e mjeteve të forta. Gjithësesi, ky variant i përhapur publikisht, nuk gjeti mbështetje në hetimet e zhvilluara nga Prokuroria e Tiranës.

Gjatë kësaj ngjarjeje, Gjermenit iu gjetën në mjetin e tij edhe rreth 17 mijë euro, për të cilat gjyqtari deklaroi se janë kursime të familjes së tij.

Pas këtyre “peripecive”, tashmë gjyqtari Gjermeni ka në dorë çështjen “Babale”, të cilën e mori pas një shorti të dyshimtë të zhvilluar nga kryetarja, e shkarkuar tashmë, e gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shiste kokainë, arrestohet 48-vjeçari në Berat

13:49 : 03/07/2025
AKTUALITET

Operacion kundër pastrimit të parave nga organizata kriminale shqiptare në Verona, sekuestrohen disa pasuri

13:48 : 03/07/2025
AKTUALITET

Shiste kokainë në doza, arrestohet 48-vjeçari në Berat

13:47 : 03/07/2025
AKTUALITET

Arrestohet 64-vjeçarja në Pogradec, shiste lëndë narkotike, shpallet në kërkim djali i saj/ EMRAT

13:33 : 03/07/2025
AKTUALITET

Jona Bejko e “5D”-së dëshmon për hotelin në Durrës, ankohet për bisedat e nxjerra me Lali Eri

13:30 : 03/07/2025
AKTUALITET

Rama “stuhi” në Bashkinë e Vlorës! Kërkon dorëheqjen e nënkryetarëve dhe disa drejtorëve

13:17 : 03/07/2025
Para

Vrasje me breshëri automatiku, dyshimet e para

TË GJITHA

Shiste kokainë, arrestohet 48-vjeçari në Berat

13:49 : 03/07/2025

Operacion kundër pastrimit të parave nga organizata kriminale shqiptare në Verona, sekuestrohen disa pasuri

13:48 : 03/07/2025

Shiste kokainë në doza, arrestohet 48-vjeçari në Berat

13:47 : 03/07/2025

Arrestohet 64-vjeçarja në Pogradec, shiste lëndë narkotike, shpallet në kërkim djali i saj/ EMRAT

13:33 : 03/07/2025

Jona Bejko e “5D”-së dëshmon për hotelin në Durrës, ankohet për bisedat e nxjerra me Lali Eri

13:30 : 03/07/2025

Rama “stuhi” në Bashkinë e Vlorës! Kërkon dorëheqjen e nënkryetarëve dhe disa drejtorëve

13:17 : 03/07/2025

Shantazhuan një person për ti marrë pasurinë, në kërkim 43-vjeçarja në Korçës, procedohet i riu

13:07 : 03/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com