Kryetari i PD-së Lulzim Basha përmendi emrat e zyrtarëve të lartë socialistë sipas tij janë të inkriminuar. Në një deklaratë nga selia e PD-së, Basha tha se këta nuk mund të shkarkojnë Ilir Metën nga posti i Presidentit.
“Kur dogra dhe krimi futen në politikë, për të nuk ka më vend për politikanë që punojnë për popullin. Kur droga dhe krimi futet në ekonomi nuk ka më vend për biznesin. Beteja ime dhe e PD është betejë për ju. Drogën se kam sjellë unë, paratë e drogës si kam futur unë, krimin se futa unë në parlament. Nuk jam unë ai që është ulur me kriminelët dhe që ka pastruar para me kriminelët, këto i ka bërë Edi Rama.
“Meqë disa socialistë sot kanë dëshirë të flasin për shkarkimin e presidentit kam një pyetje për ta? Kush do ta gjykojë dhe shkarkojë Presidentin? Ilir Ndrazhi përfaqësuesi politik i bandës së Avydylajve apo Jurgis Çyrbja, përfaqësuesi politik i bandës së Shullazit, Rrahman Rrahja apo Luan Harusha përfaqësuesi i bandës së Bajrave, apo Reme Lala, përfaqësuesja e familjes kriminale Lala? Kush do ta gjykojë dhe shkarkojë Presidentin, Damian Gjiknuri që donte të pastronte 30 milonë euro për llogari të Edi Ramës, duke fallsifikuar edhe dokumentat zyrtare të qeverisë amerikane? Apo Arben Ahmetaj përfaqësuesi i një klani mafioz ndërkombëtar të plehrave? Apo Taulanti i Begos dhe i Toyota Yaris? Nuk më takon as mua të gjykoj vendimin e presidentit, ndonëse e mbështes plotësisht. Përtej çdo vendimi individual ka vetëm një institucion që mund të shprehet Gjykata Kushtetuese, të cilën e shkatërroi Edi Rama, ashtu siç bëri me Gjykatën e Lartë”, tha Basha.