Një tjetër shqiptar ka përfunduar në pranga e Policisë, pas kërkimeve pasi ishin arratisur pak ditë më parë. Shqiptari i arrestuar kishte disa identitete pasi njihej si Arian ose Roland Gobo, por kishte dhe një mbiemër tjetër Cobo.
Por mediet greke, për Gobon shkruajnë se ai mund të jetë dhe ai që ka vjedhur shtëpinë e këngëtarit të famshëm grek, Lefteris Pantazis. Ai sëbashku me një tjetër mori 1 mijë Euro dhe një koleksion të shtrenjtë me ora që kapnin vlerën deri në 150 mijë euro.
Shqiptari ra në pranga gjatë ditës së djeshme me anë të një kurthi që i kishte bërë. Roland Gobo u arrestua pa rezistencë dhe nuk ishte i armatosur.
Kujtojmë se i riu shqiptar është pjesë e katër personave që pak ditë më parë, arritën që të dilnin nga qelitë e burgut të Koridhalos, dhe autoritetet morën vendim për transferimin e tyre në burgje të tjera. Me sa duket, ata kishin thurur planin e arratisjes. Dy policë hapën qelinë për ta ndihmuar atë, por u përballën me thika të improvizuara, të cilat askush nuk e di se si i siguruan.