Nëse disa ditë më parë më parë pikëpyetja e madhe ishte nëse do zhvilloheshin zgjedhjet më 30 qershor, pas përgjimeve të BILD, çështja është një tjetër. A të japë dorëheqjen Edi Rama si kryeministër pasi përgjimet e dosjes 339 publikuara së fundmi treguan se si zyrtarë të PS-së bashkëpunonin me njerëz të botës së krimit për të ndikuar në zgjedhjet e fundit parlamentare në favor të PS-së?
Në një vend europian, atje ku Shqipëria sheh si perspektivë, me siguri që qeveria do të shembej. Shembulli është Sebastian Kurz në Austri. Rama megjithatë duket se nuk e ka aspak ndërmend që akt të tillë demokracie.
Gjatë fushatës së sotme, ai u ndal në Urën Vajgurore në Qarkun Berat. Retorika e kryeministrit ishte e njëjtë me ato në ditët paraardhëse në mitingjet për të ashtëquajturën fushatë elektorale, që në fakt pa opozitën në zgjedhje, ngjason më shumë me një betejë me mullinjtë e erës.
Sulmet ndaj opozitës, që Rama i akuzon për shumëçka, ishin pjesë e retorikës, ashtu si mburrjet e tipit “ne jemi më të mirët”.
“E kemi pushtetin, tha Rama, e kemi merituar në punën që kemi bërë dhe po ashtu me raportin që kemi ndërtuar me shumicën e shqiptarëve”.
‘Po bashkëpunimi me kriminelët e dënuar për vrasje’, është pyetja legjitime që me gjasë i lind një qytetari teksa dëgjon ligjërimin e kryeministrit të vendit të tij.
Gjithashtu, Rama u zotua: O e bëjmë ne këtë vend dhe e bëjmë tani, o ky vend kush e di nuk bëhet për kush e di sa e sa vite e vite të tjera!
Në mungesë të një kundërshtari real në zgjedhje, ashti si Don Kishoti, të cilin Elisa Spiroali e quajti “personazh të rëndësishëm të letërsisë shqiptare”, ai, Skënderbeu sipas Elisës, ka gjetur një tjetër kundërshtar. Për të, opozita që ka lënë mandatet për të kërkuar zgjedhje të lira e të ndershme, është kundërshtari që duhet të mundur në zgjedhje e 30 qershorit. Ndaj edhe në mitingun nga Ura Vajgurore lëshoi thirrjen: Detyra jonë është të paraqitemi në zgjedhje në 30 qershor!
Më tej, sulmoi edhe ato prokurorë, që sipas tij, kanë nxjerrë përgjimet e dosjes 339. Përgjime që treguan se si një i dënuar nga burgu për vrasje, e liruar nga gjykata me një dëshmi mjeko-ligjore si i sëmurë mendor, po i bën rreshtore (siç tanimë po artikulohet në studiot televizive) një shteti të tërë. /Boldnews.al/