Gazetari Robert Rakipllari e konsideroi ilegjitime qeverinë e Edi ramës. Ai deklaroi se kjo qeveri pasi ka bërë vjedhjen e votës tashmë po shkon në zgjedhje moniste, po bëhet qesharake.
“Kjo pjesë, është gjëja me e rëndë. Këta ndajnë, votuesit e PD, siç ndanin nazistët hebrenjtë. “Ti marrim dhe ti shkundim”. Është fenomen që një trafikant droge i dënuar, merr listën në ndërmarrje. Nuk e kuptoj si ta pranojmë këtë standart. Ai shkon në një ndërmarrje dhe merr listën e votuesve të PD-së. Sado të ketë degraduar, standarti i zgjedhjeve, këta turren tek ndërmarrjet shtetërore për të bërë presion, për të votuar.
Kjo cënon legjitimitetin e kësaj mazhorancë. Nuk e vë në diskutim njeri që PS është parti e madh, po diferenca bëhet me një deputet në Tiranë, një në Durrës, një në Lezhë. Pasi merr pushtetin me këta, jep koncesion 300 milionë euro dhe nuk jep llogari për asgjë, se votat i marrin këta”.













