Gazetari gjerman, Peter Tiede, që një ditë më parë publikoi përgjimet në të përditshmen “Bild” lidhur me fenomenin e shit/blerjes së votave në qarkun e Durrësit, është tallur me kryeministrin Edi Rama.
Tiede, duke folur për emisionin “360gradë”, tha se nuk k apse të ketë frikë të vijë në Shqipëri, përderisa kryeministri Edi Rama deklaron se Shqipëria është vend i sigurtë, s’ka krim dhe s’ka drogë.
Në vijim, Tiede tha se vendi drejtohet nga mafia, ndërsa shtoi se të gjithë e dinë se një hotel nuk mund të ngrihet nga hiçi, por ato janë para të mafies.













