Kryeministri Edi Rama nuk e ka pritur mirë deklarata e bëra në studion e ‘Real Story’ të analistit Agron Gjekmarkaj, i cili i kërkoi kryeministrit që të mbajë përgjegjësi për situatën ku është katandisur vendin, dhe ku kriminelët arrijnë të vendosin kandidaturat për deputet dhe kryetar bashkie.
Menjëherë pas kësaj deklarate Rama e ka cilësuar Gjemarkajn një njeri që është në shërbim të opozitës.
Debati:
Gjekmarkaj: Ju duhet të mbani përgjegjësi për këto që ndodhin në Shqipëri, ku kriminelët vendosin për deputetët dhe kryetarët e bashkive.
Rama: ju jeni një shërbëtor i revolucionit.
Gjekmarkaj: Nëse unë jam shërbëtor, atëherë ju jeni shërbëtor i krimit të organizuar.













