Kryeministri Edi Rama, ka folur mbrëmjen e sotme për herë të parë për përgjimet e publikuara nga ‘Bild’.
Ai sulmoi fillimisht Prokuroren e Përgjithshëm të Përkohshme, Arta Marku, duke e cilësuar absurd urdhrin e saj për të mos lejuar mediat për të nxjerrë skandale.
‘Më duket një urdhër absurd i Prokurorisë që ju kërkon mediave të mos e publikojnë. Urdhër absurd nuk e di kujt ligji i referohet apo jo, por është absurd sepse mediat kanë të drejtë të publikojnë çdo gjë që ju bie në dorë’, deklaroi Rama.
Ndërkohe kryeministri Edi Rama për herë të parë ka lënë të bjerë në rënie të lirë edhe Vangjush Dakon, duke deklaruar se ai nuk është më pjesë e kandidatëve të PS-së, prandaj ai është i lirë të hetohet.
Sa u përket përgjimeve, Vangjush dako nuk është më kandidat për Bashkinë e Durrësit, është njeri i lirë dhe mund të vihet para drejtësisë’, deklaroi Edi Rama.













