Vangjush Dako, kryebashkiaku i Durrësit, u shfaq mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, nga ku pohoi se ka raporte shumë të mira me kryeministrin Edi Rama dhe të gjithë socialistët.
Drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu i kujtoi Dakos deklaratën kur thoshte se duart e tij janë akullore, ndërsa shtoi” më duket se akullorja shkriu”.
Por Dako tha se asgjë s’ka ndryshuar nga kjo deklaratë.
“Pse çfarë ka ndryshuar”, pyeti Dako, Fevziun, i cili i kujtoi 6 përgjimet e publikuara një ditë më parë nga e përditshmja gjermane “BILD”.
Në një prej përgjimeve Dako komunikon me Astrit Avdylajn, i cili më pas shfaqet duke komunikuar dhe duke urdhëruar pothuajse të gjithë drejtuesit e institucioneve në qarkun e Durrësit.













