Rilindasit në çdo dalje publike akuzojnë opozitën dhe shqiptarët se po largojnë turistët e huaj për shkak të protestave të tyre.
Por mjafton të shikosh videon e mëposhtme për të parë se kush në të vërtetë po i mban larg Shqipërisë turistët e huaj.
Kreu i departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka publikuar një video ku shihet se si bregdeti i Durrësit është mbytur nga pisllëku, dhe për këtë kreu i bashkisë Durrës, Vangjush Dako, nuk ka bërë asgjë, pasi ka qenë shumë i zënë me vjedhjet dhe grabitjet.
Ja postimi i Malltezit:
Gjushi ka probleme me te medha sesa parandalimi i mbetjeve urbane qe mos dalin ne det apo menaxhimi i plazheve, por bizneset turistike ne Gjirin e Lalzit jane mysybet. “Perdite ikin turistet nga pislleku” thote Indriti qe ka nje hotel ne plazh. Gjushi perlan 12 milione euro per betone te velieres ne vend qe te shpenzonte shume me pak per sistemin e grumbullumit te mbetjeve qe do i jepte nje nxitje turizmit.














