Ish-deputeti socialist Andis Harasani ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, pas publikimit të 6 përgjimeve në të përditshmen gjermane BILD.
Një ditë më parë BILD publikoi përgjimet, pjesë e dosjes 339, ku tregohej një pjesë e skenarit të përdorur në 2017-ën për atë që njihet si fenomeni i shit/blerjes së votave.
Në një prej përgjimeve të publikuara, rezulton Vangjush Dako, duke komunikuar me Astrit Avdylajn, i cilësuar si kreu i bandës së Shijakut.
Rama ka kaluar në heshtje publikimin e 6 përgjimeve, ndërsa Dako e ka cilësuar si çështje mediatike.
“Daj – tbona një abonim 6 mujor të Bild! E ke dhuratë nga unë. Doja me t’a bo njevjecar po m’than gjermont që s’të duhet për aq gjatë”, shkruan Harasani.














