Përgjimet e ‘Dosjes 339-të’ të publikuara nga BILD, tronditën edhe njëherë nga themelet qeverinë Rilindase.
Por edhe pse përgjimet kanë më shumë se 24 orë që janë bërë publike, kryeministri Edi Rama heshti dhe nuk tha as edhe një fjalë për BILD këtë herë.
Por mesa duket kreu i Rilindjes, ka zgjedhur ‘Vizon Plusin’, dhe gazetarin e majtë Sokol Balla që të thotë të gjithë të ‘vërtetën’, se si BILD-i gjeti një aktor që e fliste shqipen edhe më mirë se Gjushi, për ta bërë pjesë të përgjimeve.
Kreu i qeverisë shqiptarë do të bëjë mbrëmjen e sotme 2 orë monolog me veten e tij, për të bindur veten e më pas shqiptarët se përgjimet janë thjeshtë një sajesë e opozitës dhe BILD.
Madje për këtë ai një ditë më parë aktivizoi dhe Arta Marku, që të hetojë deri në fund përgjimet, por jo personazhet brenda tyre, por personin që nxori në dritë sekretin e madh të Rilindjes.
Ja meme epike që qarkullon në rrjet:













