ë nga data 1 qershor, Skënder Gega nuk është më trajner i Partizanit, por tropojani vazhdon të jetë me pushime në tokën shqiptare.

Nga klubi i kuq u bë me dije se largimi ishte për arsye personale dhe familjare, por vetë Gega duket i buzëqeshur. Në një foto të postuar nga Bruno Telushi në “Instagram”, vlonjati duket me bashkëshorten, si edhe me Gegën, i cili gjendet pranë partneres së tij.
Domethënës edhe shkrimi i Telushit krahas fotos: “Familja e madhe e kuqe gjithmonë bashkë”.















