Gjykata e Apelit vendosi shtyrjen e seancës së sotme ndaj grupit të Emiljano Shullazit. Shkak u bë mos paraqitja e avokatëve mbrojtës të caktuar kryesisht nga gjykata. Seanca e radhës u caktua më datë 18 Qershor, ora 12 e 30.
Seanca u shoqërua mes debatesh mes të pandehurve dhe trupës gjykues. Të pandehurit kërkuan të mos gjykohen nga kryesuesja Saida Dollani.
Gjykata vendosi të gjobisë 2 nga avokatët për mos praninë e tyre me nga 5 mijë lekë.
Në nëntor 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin për pjesëtarët e bandës, duke i dënuar në total me 55 vite burg (Emiljano Shullazi 14 vjet burg; Gilmando Dani 12 vjet; Endri Qyqa 10 vjet; Endri Zela 10 vjet; Blerim Shullazi 9 vjet burg). Mbrojtja apeloi vendimin dhe çështja po shqyrtohet tanimë në Apel. /bn/











