Partizani ka arritur marrëveshjen me William Cordeiron. Braziliani u largua nga Kukësi dhe tashmë do të nënshkruajë për “Demat e kuq”. Drejtuesit e klubit kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe për termat financiar.
25-vjeçari u largua pas Kupës së Shqipërisë nga klubi verilindor dhe tashmë është një hap larg firmës me kryeqytetasit. Cordeiro u afrua te Kukësi për mbrojtës të djathtë, por karakteristikat e tij bëjnë që luajë më shumë përpara.
Kukësi e humbi brazilianin, ndërsa Partizani bën një goditje interesante, pasi merr një nga futbollistët më të kërkuar në kampionatin tonë. Merkatoja e të kuqve duket se do të jetë me emra të rëndësishëm.














