Është shtyrë gjyqi që pritej të mbahej sot në Gjyaktën e Vlorës për biznesmenin Pëllumb Petriti. Shkak për këtë shtyrje është bërë se avokati i Pëllumbit ishte zëvendësuar me një tjetër, por ky i fundit nuk ishte prokur për përfaqësimin e tij në gjyq.
Petriti i cilësuar si “peshku i madh” i tjetërsimit të pronave në Vlorë, ka qenë në akuzë së bashku me 3 punonjës tre punonjës të agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Vlorë, për akuzat e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës. Çështja në ngarkim të tyre filloi pas një denoncimi në vitin 2010 për falsifikimin dhe tjetërsimin të 150 hektarëve tokë në zonën e Zvërnecit.
Biznesmeni ishte liruar nga gjykata pak kohë më parë me garanci pasurore, por Prokuroria kërkoi kthimin e tij në qeli. Pëllumb Petriti ishte përmendur edhe në çështje të tjera të tjetërsimit të pronave në bregdetin e jugut. Ndërkohë që janë dënuar dhe personat e tjërë të përfshirë në këtë dosje, me2 vjet burg është dënaur Petro Pulerin, ish drejtor i zyrës së kthimit dhe kompensimit të pronave në Vlorë. Klodian Jahaj, ish- përgjegjës i sektorit juridik në zyrën vendore të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe aktualisht nëndrejtor i Hipotekës së Vlorës u dënua gjithashtu me dy vjet heqje lirie, ndërsa specialistja në zyrën vendore të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Mirjam Isufaj u dënua me dy vjet burg, por me vendim të pezulluar me kusht.














