• Kontakt
Thursday, June 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ish-zv.ministri i Ramës rikthehet “nën armë”/ Sulmon BILD për përgjimet

23:45 : 05/06/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Gazeta Bild, më e madhja në Europë, me një tirazh mbi 4 mln kopje, botoi sot 6 përgjime, pjesë e dosjes 339, që shkaktuan një tjetër tronditje për atë çka ndodhur në Shqipëri me proceset zgjedhore.

Përgjimet e publikuara nga gazetari gjerman, që ka qëndruar në Shqipëri, për mbi 1 javë, kanë zbardhur një pjesë të skemës sesi ka funksionuar ajo që njihet si fenomeni i shit/blerjes së votave në Qarkun e Durrësit.

Përgjimet tregojnë mbi komunikimet e Vangjush Dakos me Astrit Avdulajn, sesi ky i fundit urdhëronte drejtuesit e institucioneve, informacionet që kishte për agjendën e takimeve të dakos me kryeministrin Rama, udhëtimet që bënin bashkë në Zvicër etj.

Ndaj përgjimeve të BILD nuk ka reaguar kryeministri Edi Rama, ka pasur një reagim të vakët të Vangjush Dakos, duke e cilësuar si “çështje mediatike”, ka pasur një shqetësim të deputetëve të mazhorancës mbi nxjerrjen e asaj që quhet secret hetimor, dhe që pasoi një urdhër të prokurorisë që ndalonte publikimin e mëtejshëm të dokumenteve nga kjo dosje.

Përgjimet e publikuara nga BILD deri në orët e vona të mbrëmjes nuk janë komentuar madje nga asnjë analist pranë qeverisë, apo i majtë, deri në momentin kur Dritan Hila, sot drejtues i një emisioni, dikur zv.ministër i Mbrojtjes, u shfaq dhe sulmoi BILD.

Lexo edhe:

Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

Horoskopi ditor, 13 Qershor 2025

Në fakt ndoqi të njëjtën strategji si Rama, shefi i i tij dikurshëm, apo deputetja Blerina Gjylameti. Nuk u morën me përmbajtjen, por sulmi kishte në focus gazetarin apo gazetën.

Hila zgjodhi të komentojë gazetën, duke sjellë në vëmendje vlerësimin që i bënte “Spiegel”, “Bild-it”.

““BILD” ishte një tabloid i lehtë. Vetë “Spiegel” e cilësonte si një porno soft deri në 2007. Ne kemi udhëheqës që e kanë quajtur “Neë York Times” – “Le Vere”.

Në 2007 është cilësuar si një soft porno nga “Spiegel” sepse kishte në faqe të parë gjithmonë një femër lakuriq dhe ka ardhur duke u zbutur.

E vërteta është kjo që ai punëtori, hekur kthyesi, mekaniku, shoferi, bujku gjerman që e lexon, krijon një opinion që thotë nuk e dua Shqipërinë more vëlla, nuk i dua këta drogaxhinj”, është shprehur Hila.

Por, nëse kthehemi disa vite pas, në 2014, kohë kur Hila mbante postin e zv.ministrit të Mbrojtjes, kohë kur në Shqipëri, uleshin avionët që mbusheshin me drogë, apo “mushkonjat” siç quheshin, ai u shfaq në pistën e aeroportit të Gjadrit.

Me pompozitetin e zv.ministrit, i rrethuar nga kamerat, ai tregoi mbeturinat që kishin pushtuar pistën e aeroportit. Madje tha se këto mbeturina mund të çanin gomat e avionit, duke dhënë siguri se asnjë avion nuk mund të ules në këtë pistë.

“Është e pamundur sepse jo më kot ju prumë këtu t’ju tregonim se pista është e mbushur me mbeturina, që e bëjnë të pamundur për të ulur avionin. Këto mbeturina e çajnë gomën e avionit dhe për më tepër pista është në një zonë të banuar, që shihet nga banorët vendas”, deklaroi Hila, në 2014.

Në fakt pak kohë pas kësaj deklarate, ushtria u detyrua që të vendosë në pistën e Gjadrit betone çdo 50 metra, për të penguar uljen e avionëve. Siç duket deklaratat e bëra në atë kohë nga zv.ministri nuk kishin bindur asnjë ushtarak se mbeturinat do çanin gomën e avionit. /Boldnews.al/

Përgjimet e plota/ Ja si Dako komunikonte me Avdylajt, kontrolli mbi institucionet dhe presionet për vota…

Lajme të lidhura

SHENDETI

Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

22:56 : 12/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, 13 Qershor 2025

22:53 : 12/06/2025
AKTUALITET

E rëndë/ U rrëzua në banesë, humb jetën 43-vjeçari në Pogradec

22:45 : 12/06/2025
SPORT

Sportingu i Lisbonës refuzon ofertën e Arsenalit për Viktor Gyokeres

22:42 : 12/06/2025
AKTUALITET

Benet Beci nën hetim/ Bardhi: Fshehja e informacionit, kompromenton rëndë SPAK-un

22:41 : 12/06/2025
AKTUALITET

Një viktimë dhe 3 të plagosur/ Identifikohen personat e përfshirë në aksidentin në Milot-Thumanë

22:37 : 12/06/2025
Para

Horoskopi, 6 Qershor 2019

TË GJITHA

Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

22:56 : 12/06/2025

Horoskopi ditor, 13 Qershor 2025

22:53 : 12/06/2025

E rëndë/ U rrëzua në banesë, humb jetën 43-vjeçari në Pogradec

22:45 : 12/06/2025

Sportingu i Lisbonës refuzon ofertën e Arsenalit për Viktor Gyokeres

22:42 : 12/06/2025

Benet Beci nën hetim/ Bardhi: Fshehja e informacionit, kompromenton rëndë SPAK-un

22:41 : 12/06/2025

Një viktimë dhe 3 të plagosur/ Identifikohen personat e përfshirë në aksidentin në Milot-Thumanë

22:37 : 12/06/2025

Benet Beci u mor i pandehur nga SPAK 3 javë para zgjedhjeve (DOKUMENTI)

22:28 : 12/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com