“Maturantëve të gjimnazit të Peshkopisë, ju është ofruar teza e provimeve, në këmbim të pjesëmarrjes në votime”. Denoncimi bëhet nga ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.
Në një postim në Facebook, Spahiu shkruan: Dëshpërimi i Rilindjes nuk ka kufinj, nuk ka kufinj dhe imagjinata e sajesave më absurde për të legjitimuar zgjedhjet e datës 30 Qershor. Nuk diskutohet më për kë votohet, pasi nuk ka garë, halli i vetëm është pjesëmarja në votime. Dhe për këtë, të gjithë maturantëve të gjimnazit të Peshkopisë, ju është ofruar teza e provimeve, në këmbim të pjesëmarjes në to. Turp i madh..!!!