• Kontakt
Friday, July 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Rrugëtimi i Klopp që nisi nga një bast i rrezikshëm

11:57 : 02/06/2019
në SPORT

Në momente krize ndonjëherë merren vendime të guximshme që ndryshojnë rrjedhën e historisë dhe kështu ndodhi 18 vite më parë, kur Christian Heidel vendosi t’i besonte instiktit, duke emëruar trajner një fillestar si Jürgen Klopp, me shpresën se ky i fundit do bënte mrekullinë dhe do e shpëtonte Mainzin nga rënia në divizionin e tretë gjerman.

“Tetë javë pasi mori drejtimin, e siguruam mbijetesën”, thotë ish-drejtori sportiv i Mainzit, zgjedhja e çuditshme e të cilit bëri të mundur që Mainzi të ngjitej nga fundi i tabelës në Bundesligën 2 te mbijetesa në javën e parafundit të sezonit debutues.

“Ndeshja jonë e fundit ishte jashtë fushe, në Mannheim. Kishim me vete 60 autobusë me 3000 tifozë. Na shpartalluan 4-0, por nuk na interesonte fare. Në kthim udhëtuam bashkë, tifozë e staf, me një anije të madhe pasagjerësh përgjatë lumit Rhein, deri në Mainz. Ishte një festë gjigante dhe unë e Jürgen qëndronim ulur në fillim të anijes me një kuti birrash përpara, duke mos e pasur ende të qartë çfarë kishte ndodhur në ato 8 javë. Kur mbërritëm në Mainz kutia e birrave ishte bosh”.

Klopp ka trashëguar nga babai i tij karizmën, punën e pandalur dhe ndjenjën e besnikërisë. Nga trajneri Wolfgang Frank ndikoi te Klopp me taktikat e tij të kopjuara nga Arrigo Saçhi dhe me seksionet e video-analizave.

Megjithatë, pa shansin që iu dha nga Heidel në shkurt 2001, Klopp nuk do i kishte vënë dot në jetë ato që kishte mësuar, për t’u bërë më pas trajneri që ka kthyer Liverpoolin në majën e Europës dhe që këtë të shtunë do të tentojë të fitojë Champions League.

Lexo edhe:

NATO konfirmon rrëzimin e një droni në Rumani: Avionët aleatë ndërhynë pas shkeljes së hapësirës ajrore

9 në 10 europianë do ta konsideronin mundësinë e shpërnguljes jashtë vendit

Heidel shpjegon: “Vendimi për ta kaluar Klopp nga lojtar në trajner në një moment aq të vështirë ishte një vendim instikti, jo i marrë me logjikë. Ai nuk ishte kapiteni i ekipit, por ishte lideri shpirtëror dhe kreu taktik i skuadrës.

“Ai studioi shkencat sportive kur ishte në Mainz dhe ishte e qartë që do bëhej trajner kur të mbyllte karrierën si futbollist. Kisha nevojë për një trajner që do të vazhdonte në rrugën taktike të Wolfgang Frank. Kjo gjë i kishte ezauruar dy trajnerë, por i besoja Kloppit, edhe pse ishte një zgjedhje e rrezikshme.

“Kur ia shpjegova idenë time, ai nuk u mendua fare: “Mund ta bëj”. Që në stërvitjen e tij të parë skuadra ishte e tëra krah tij. Në ndeshjen e parë, kundër Duisburgut, që ishte favorit i madh, ne kishim një skuadër më të motivuar se kurrë në historinë e Mainzit. Fituam vetëm 1-0, por Duisburgu ishte i pashpresë atë ditë.

“Sekreti i suksesit të tij bazohet te plani taktik. Mainz ishte ekipi i parë gjerman që luante me 4 mbrojtës dhe pa ‘libero’, për shkak se Wolfgang Frank ndiqte metodat e Saçhit. Trajnerët pasues dështuan.

” Jürgen rregulloi gjithçka për 3 seanca stërvitore. Nëse u shton edhe pasionin e pabesueshëm dhe dëshirën për të vrapuar, shumë nga rivalët tanë dorëzoheshin. Mainz kishte një prej buxheteve më të vogla në Bundesligë, ndoshta tek e tek nuk kishim ndonjë lojtar të nivelit të lartë, por kishim një trajner të jashtëzakonshëm, me një plan të jashtëzakonshëm”.

Kur drejtonte Mainzin, Klopp e humbi ngjitjen në Bundesligë në dy raste për një pikë ose për golaverazh, derisa ia doli, duke bërë që Mainz të ngjitej për herë të parë në historinë e vet në Bundesligë. Si futbollist profesionist Klopp luajti gjithë karrierën e vet te Mainz, por aty nuk bëhet fjalë për lavdi, vetëm për mbijetesë.

“Luftonim gjithnjë për qëndrim në kategori, vetëm kur ia dilnim e dinim që do e kishim të sigurt pagën për 12 muajt pasardhës”, tregon Klopp, i cili ndoshta aty është mbrujtur me shpirtin luftarak dhe dëshirën për të mos u dorëzuar kurrë, që po shfaqet tani te Liverpooli, mjafton të shihet ndeshja e kthimit kundër Barcelonës.

“Jürgen ishte i aftë të elektrizonte një qytet të tërë, sidomos pas dështimit për t’u ngjitur në Bundesligë vetëm për një pikë, apo për një gol. Ai e fshiu depresionin me fjalimet e tij pas ndeshjeve të fundit”, kujton Heidel.

“Kur nuk ia dolëm në 2003, ai tha para 10.000 tifozëve në sheshin e qytetit: ‘Do të vërtetojmë se është e mundur të ringrihesh pas një dhimbjeje kaq të madhe’. Ai u kërkoi tifozëve të Mainzit të paraqiteshin në stërvitjen e parë të sezonit të ri dhe erdhën 10.000 tifozë. Pas ndeshjes së fundit në 2007 dhe rënies nga Bundesliga, ai mori mikrofonin e stadiumit në dorë. Asnjë tifoz nuk iku nga stadiumi. Ai tha: ‘Do të kthehemi, me çdo kusht!’. Turma nisi të festonte sikur kishim fituar kampionatin”.

Lajme të lidhura

BOTA

NATO konfirmon rrëzimin e një droni në Rumani: Avionët aleatë ndërhynë pas shkeljes së hapësirës ajrore

18:26 : 24/07/2026
AKTUALITET

9 në 10 europianë do ta konsideronin mundësinë e shpërnguljes jashtë vendit

18:13 : 24/07/2026
AKTUALITET

VIDEO skandaloze/ Miu xhiro në koridoret e Spitalit të Traumës

18:04 : 24/07/2026
Lajmet e Dites

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

18:00 : 24/07/2026
BOTA

Tërhiqen rebelët Huthi: Nuk do ta mbyllin Ngushticën Bab el-Mandab për në Detin e Kuq

17:48 : 24/07/2026
AKTUALITET

Një zjarr i madh përfshin fshatin Pilur në Himarë

17:37 : 24/07/2026
Para

31 Maj / Dita Botërore PA Duhan

TË GJITHA

NATO konfirmon rrëzimin e një droni në Rumani: Avionët aleatë ndërhynë pas shkeljes së hapësirës ajrore

18:26 : 24/07/2026

9 në 10 europianë do ta konsideronin mundësinë e shpërnguljes jashtë vendit

18:13 : 24/07/2026

VIDEO skandaloze/ Miu xhiro në koridoret e Spitalit të Traumës

18:04 : 24/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

18:00 : 24/07/2026

Tërhiqen rebelët Huthi: Nuk do ta mbyllin Ngushticën Bab el-Mandab për në Detin e Kuq

17:48 : 24/07/2026

Një zjarr i madh përfshin fshatin Pilur në Himarë

17:37 : 24/07/2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

17:24 : 24/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibomJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetgrandpashabetcasibom