• Kontakt
Wednesday, June 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Po e çojnë Shqipërinë në PPP të s‘ëmës

22:11 : 01/06/2019
në OP-ED

Nga Gentian Gaba

Në mbyllje të një tjetër jave politikisht të nxehtë, gërnja midis mazhorancës dhe opozitës u pasurua nga disa lajme nga ‘fusha’ e  ekonomisë. Nuk bëhet fjalë për ndodhi pozitive, të cilat do të lehtësonin shijen e hidhur që situata politike ka lënë në gojën e çdo shqiptari, por për disa skandale që shërbejnë si benzinë për zjarrin me të cilin ushqehet kriza në të cilën ndodhemi.

Skandali i parë, i raportuar nga BIRN, ka të bëjë me çmimin që Bashkia e Tiranës ka paguar për pishat e vendosura në krah të autostradës që lidh Kryeqytetin me Durrësin. Për pisha që në treg luhaten nga 700 deri në 1000 euro, Bashkia e Tiranës i ka paguar kompanisë ‘Fusha’ sh.p.k., asaj që me ligj të posaçëm do t’i jepej trualli i Teatrit Kombëtar për të ‘mbjellë’ aty disa kulla,  rreth 5500 euro secilën. Që ka diçka që nuk shkon, e kupton gjithkush që di të llogarisë diferencën midis 5500 dhe 1000 euro. Prokuroria po heton këtë çështje prej shtatorit 2018, por ende nuk ka as persona të ndaluar dhe as të pezulluar nga detyra.

Skandali i dytë, përsëri i raportuar nga BIRN, është ai i ‘shpërthimit’ të prokurimeve publike të klasifikuara si ‘sekret shtetëror’, me të cilat mazhoranca, midis 2013 dhe 2018, ka kontraktuar miliona euro pa transparencë dhe llogaridhënie. Nëse gjatë qeverisjes Berisha kontrata të tilla kanë qenë njëzetë, nën drejtimin e Ramës ato kanë shënuar një rekord historik, prej 216 kontratash në pesë vite. Madje duke shënuar një rritje të ndjeshme në momentin e qeverisjes ‘solo’ të kryeministrit, 76 të tilla në vitin 2018.

Skandali i tretë është ai i rrugës Milot-Balldren. Pjesë e projektit ‘1 miliardë euro’ nëpërmjet të cilit qeveria, me partneritetin publik privat (PPP), në pamundësi për të financuar ndërtimin e rrugëve, borxhi i rënduar publik nuk e lejon, përdor ‘bedelë’ (garancinë për kredimarrjen e jep shteti ynë) për të kryer vepra publike me rrezik të lartë për ekonominë. Segmenti Milot-Balldren do t’iu kushtojë shqiptarëve të paktën 256 milionë euro. Jo pak për një ofertë të pakërkuar, pa një vlerësim të qartë ekonomik, të zbatuar nga një kompani pa kapacitetet e duhura monetare, me kambana të forta alarmi për korrupsion, pastrimi i parave të pista dhe rreziqe financiare të ngritura jo vetëm nga ekspertët vendas, por edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe Komisioni Europian.

Lexo edhe:

Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë

Apeli ndryshon vendimin e GJKKO, dënon me burg ish-prokurorin Sali Hasa

Kjo lojë e rrezikshme nuk mbart vetëm dyshime të arsyeshme korrupsioni dhe riciklimi të eurove të drogës, por edhe të riciklimit të një pushteti që mbahet me këto ‘subvencione’. Nuk bëhet fjalë vetëm për përfituesit e drejtpërdrejtë, që sigurisht paguajnë haraçin e nevojshëm për të financuar makinerinë politike të Ramës, por edhe një tentativë për të stimuluar, nëpërmjet borxhit, rritjen ekonomike. Në mungesë të investimeve të huaja, dhe të shterimit të atyre ekzistuese, për të mbajtur lartë indikatorët e Prodhimi të Brendshëm Bruto që TAP-i dhe Devolli i lejonin, mazhoranca po përpiqet të injektojë kapital që nuk ka për të rritur ‘fiktivisht’ ekonominë. Për këtë stil qeverisje Churchill ka thënë: “Një komb që ushqehet me shpresën që të taksojë veten drejt prosperitetit, është si një njeri që qëndron i ulur në një kovë dhe përpiqet të ngrihet duke tërhequr dorezën e saj”.

Kësodore Rama, duke ndërtuar rrugë ‘elektorale’ dhe duke vendosur në kurriz të shqiptarëve vlera marramendëse nëpërmjet PPP-ve, për qëllimet e tij politike, ka hedhur një bast të frikshëm për të ardhmen e vendit.

Këtij basti i është përgjigjur në mënyrë të fortë kreu i opozitës, i cili ka kërcënuar me burg Ramën, Gjiknurin, Ballukun dhe kompaninë ‘fituese’. Për dikë, sidomos mediat pro qeveritare, ‘jakobinizmi’ i Bashës ka tingëlluar i tepruar. Veçse duke pasur parasysh se me miratimin e këtyre kontratave në Parlament, edhe pse të dëmshme dhe të rrezikshme, për zgjidhjen e tyre Shqipëria duhet t’i drejtohet arbitrazhit ndërkombëtar, përballë moskokëçarjes së mazhorancës, ky ‘jakobinizëm’ tingëllon si i domosdoshëm.

Rasti ‘Becchetti’, dhe shpërdorime të panumërta të evidentuara në këto gjashtë vite, na mësojnë se, duke i lënë dorë të lirë Ramës, po i lejojmë të çojë ekonominë shqiptare drejt humnerës. Ose, siç mund të thuhet me një fjalor të ngjyrosur popullor, PPP-të e tij po çojnë Shqipërinë në të s’ëmës.

Lajme të lidhura

RAJONI

Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë

13:01 : 18/06/2025
AKTUALITET

Apeli ndryshon vendimin e GJKKO, dënon me burg ish-prokurorin Sali Hasa

12:57 : 18/06/2025
BOTA

Irani: Do t’i përgjigjemi fort SHBA-ve, nëse i bashkohet sulmeve izraelite!

12:56 : 18/06/2025
RAJONI

Zhduken dy gra në Fushë Kosovë

12:47 : 18/06/2025
AKTUALITET

Hapen kutitë e votimit në Tiranë, rezultati i parë nga rinumërimi në 7 QV

12:45 : 18/06/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për Fatos Tushen

12:30 : 18/06/2025
Para

Kush është i martuar të largojë urgjent gruan/ Këngëtarja e famshme tregon ... nga ballkoni (Foto)

TË GJITHA

Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë

13:01 : 18/06/2025

Apeli ndryshon vendimin e GJKKO, dënon me burg ish-prokurorin Sali Hasa

12:57 : 18/06/2025

Irani: Do t’i përgjigjemi fort SHBA-ve, nëse i bashkohet sulmeve izraelite!

12:56 : 18/06/2025

Zhduken dy gra në Fushë Kosovë

12:47 : 18/06/2025

Hapen kutitë e votimit në Tiranë, rezultati i parë nga rinumërimi në 7 QV

12:45 : 18/06/2025

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për Fatos Tushen

12:30 : 18/06/2025

Paguan para për të liruar Albi Fejzullain, SPAK mbyll hetimet ndaj 4 të pandehurve/ EMRAT

12:26 : 18/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com