• Kontakt
Thursday, August 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

English Lesson

13:42 : 27/06/2016
në BOLD BLOG

NGA EDISON YPI

Për shkak se makinat tona e kanë timonin majtas po na ndodhin gjithë ato aksidente vdekjeprurëse. Ta marrim shembull nga Anglia. T’i kthejmë të gjitha timonët djathtas.

Braktisin vatrat, arat, banorët e fshatrave tanë, lenë ca pleq e plaka mbi mangall, dhe zbresin në qytet ku lajnë pjata dhe tasa boshatisur nga barkderra. Për këtë problem nuk mund të merret mësim nga Gjermania ekspansioniste e cila tashmë e ka pushtuar Europën pa Hitler dhe pa Gestapo, por vetëm nga Anglia që u tkurr, erdhi në vatrën e vet, bëri Brexit.

Me femra nëpër kafenera me kërthiza përjashta, me pantallona xhinsa më të vogla se breçkat, liberalizmi, ky helm i ëmbël për varfanjakë, po bën kërdinë. Për t’i vënë fre murtajës hyperliberale e cila sa më tepër përhapet aq më pak bie në sy, e bëjmë si e bëri Anglia, kthejmë fytyrën nga Zotnia serioz, konservatorizmi jo fort i qeshur.

Lexo edhe:

Grabitet banesa në Sukth, autorët kë*cënojnë familjarët me a*më

Fifi publikon k*rcënimet që po merr nga fansat e Eglit

Mirë bëjnë që mbarojnë universitetet e Perëndimit çunat dhe çikat tona. Por kur vijnë këtu, sesi janë, sesi duken, si të hutuar, si të goditur, si bosh, si të zbrazur, si thasë mielli, si tela korrenti, si tuba uji. Kanë përvetësuar disa shprehi qytetare, ç’është e vërteta. Dinë ç’janë, rregullat e jetesës në komunitet, disiplina, orari i punës, bankat, taksat, dhe natyrisht i kudondodhuri seksi. Por asgjë më tepër. As e ardhme, familje, sakrificë, humanizëm, asgjë. Për këta vetë Anglia hëpërhë s’ka gjetur ndonjë zgjidhje. Derisa Anglia, pas tërheqjes në ishull, tu gjejë të vetëve një derman, tanët e tillë i fusim nëpër call centera. Po s’u pëlqeu, u themi të presin nëpër kafenera.

Na janë mërzitur biçikleta, furgoni, autobuzi. Kemi shpikur makinën. Na janë bërë bythët njësh me sediljen. Perandorakët që bënë hatanë, kur ndonjëherë vijnë këtu, ja therin më këmbë mes përmes maleve, nga Polisi në Valamarë, nga Martaneshi në Mirditë, nga Berati në Këlcyrë. Të nisim tu ngjajmë ishullorëve të papërtuar për ta larguar sedentarizmin.

Ku i gjejnë vallë paret radiot pa dëgjuesa, televizionet pa shikuesa, gazetat pa lexuesa. Këtë ekuacion me shumë të panjohura të cilit edhe Amerika nuk i ka dhënë dum, Anglia e ka zgjidhur qyshkur. Andej nga vitet ’60, kur mori vesh se në Shqipëri Radio Londrën e dëgjonin vetëm ca të pjerdhur që prisnin zbarkimin, Radio Londrën në Gjuhën Shqipe e mbylli fare. Atë të bëjmë dhe ne. Faleminderit Angli për leksionin.

Na nevrikosin shpesh këta mutërit që u duket sikur kanë lindur për të punuar o nëpër OJQ-ra o rash e vdiqa. Tash e tutje s’do jenë problem. Të armatosur me guximin e Anglisë që doli nga Europa, bëjmë një ligj që, si krejt të panevojshme, OJQ-ve tu vëmë drynin, dhe ojqirët vetvetiu do përfundojnë në hale të gomerëve.

Është përhapur ideja sikur stafetën duhet ta marrin dorë më dorë të rinjtë, ndërsa të vjetrit që s’dinë të bëjnë gjë tjetër veçse të fshijnë qurrat, duhet të shtrëngojnë ushkurët që të mos u bien brekët. Për fat ekziston Anglia e cila me Brexit e dha shembullin se si të vjetrit e shëndetshëm që nuk votojnë si u thotë guglli por mendja e tyre, e kthejnë rrotën e Historisë nga është më mirë për të gjithë, edhe për të rinjtë ngordhalaqë të stakanovizmit të stafetave.

Nuk durohen këta që vetë vjedhin, vetë garojnë në politikë, vetë bëjnë sondazhet, vetë i bëjnë të gjitha. Rasti i Anglisë ku sivëllezërit anglezë të biçimsëzëve tanë, për të ndikuar votuesit, e shpallën papaprakisht 52 % me 48 % në favor të tyre, është një përvojë e vyer që duhet ta përdorim për të na bërë më syçelët me kakat në fjalë.

Si gjithë bota, edhe shqiptarët u janë vërsulur punëve rë kollajta, me kompjuter, me klika me gisht mbi taç skrina. Ka disa zëra që po thonë se tani që vuri ment nga Europa, parazitët e vet, disa qindra mijëra, ndoshta miliona, Anglia do t’i syrgjynosi nëpër ishuj. Edhe ne e kemi një ishull, Sazanin. Atje mes gjarpërinjve të helmatisur dhe lepujve t’i hedhim shakaxhinjtë e rehatllëkut, dashuronjësit e shiltes, pasonjësit e Haxhi Qamilit që na mbahen për moderna.

Duket sikur gjërat ngatërrohen, filli humbet, çfaqet gremina, nis frika. S’ka problem. Për të mos u mërzitur dhe kapitulluar ne, është lodhur dhe ka rrezikuar dikush tjetër. Vazhdojmë të sigurt përpara si Anglia, duke u kthyer pak prapa.

Nuk i kemi fort keq punët. Mafien e marrim nga Italia, frikën nga Rusia, minaret nga Arabia, frutat nga Korça, drithin nga Myzeqeja, hashishin nga kahmosi, leksionet nga Anglia.

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Grabitet banesa në Sukth, autorët kë*cënojnë familjarët me a*më

16:01 : 21/08/2025
SHOW BIZ

Fifi publikon k*rcënimet që po merr nga fansat e Eglit

15:58 : 21/08/2025
RAJONI

U arrestuan nga Serbia për lidhje me UÇK-në, lirohen dy vëllezërit nga Kosova

15:46 : 21/08/2025
AKTUALITET

Arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Itali, u kap me mbi 100 doza kokaine dhe 5 mijë euro

15:33 : 21/08/2025
AKTUALITET

Shqiptarët të zhytur në varfëri! Të fundit në Europë për kënaqësinë financiare

15:12 : 21/08/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, lëndohet pasagjerja e një motomjeti

14:59 : 21/08/2025
Para

Skandali i CEZ, Gjykata lë në fuqi konfiskimin prej 3.5 mln $ të Ismailajt

TË GJITHA

Grabitet banesa në Sukth, autorët kë*cënojnë familjarët me a*më

16:01 : 21/08/2025

Fifi publikon k*rcënimet që po merr nga fansat e Eglit

15:58 : 21/08/2025

U arrestuan nga Serbia për lidhje me UÇK-në, lirohen dy vëllezërit nga Kosova

15:46 : 21/08/2025

Arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Itali, u kap me mbi 100 doza kokaine dhe 5 mijë euro

15:33 : 21/08/2025

Shqiptarët të zhytur në varfëri! Të fundit në Europë për kënaqësinë financiare

15:12 : 21/08/2025

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, lëndohet pasagjerja e një motomjeti

14:59 : 21/08/2025

Arbër Veliaj del pas disa orësh nga SPAK: Erdha të sqaroj pozicionin tim

14:41 : 21/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com