Prej më shumë se 13 vjetësh 4 anëtarë të famijes Graci në Këlcyrë të Përmetit jetojnë në kushte të vështira jetese. Kryefamiljari ka përshtatur banjot publike të qytetit si një banesë për të jetuar me 2 vajzat dhe bashkëshorten e tij, të sëmurë. Teksa bëjnë apel për ndihmë, familja Graci ndihet e pasigurtë për shkak të shembjes së banesës që mund të ndodh në çdo moment.
Të jetosh në banjat publike prej 13 vitesh është sfida e familjes Graci në qytetin e Këlcyrës në Përmet. Familja në fjalë çdo ditë ndihet e pasigurtë për shkak se banesa është e amortizuar dhe mund të rrëzohet nga momenti në moment.
“Unë kam 13 vjet që jetojë në këtu. E kam shumë të vështirë të jetojë në këto kushte sepse kam dy fëmijë po më sëmurën të dyja çupat.”-thotë zonja Graci.
Ndërkohë lidhur me gjendjen kryefamiliari Graci shprehet se: “Nuk e përballojë dot. Nesër do të më vejë çupa në shkollë, do t’më kërkojë një lekë, o babi të marrë këtë o babi të marrë atë, nuk kam çfarë ti jap. Ta rrah? Ajo është fëmijë është gjynah. Ne për fëmijët luftojmë sot se pasuri kanë të tërë, është gjynah i madh, pot ë pyesësh jo të gjithë i kanë.”
Sikur të mos mjaftonte kjo çifti i bashkëshortëve Graci trajtohen me statusin e invalidit dhe e kanë të pamundur të ndërhyjnë vetë për rindërtimin e banesës, pasi të ardhurat e tyre prej 209 mijë lekësh të vjetër nuk i mjaftojnë as për ilaçe.
“Unë nuk punojë dotë sepse unë një dorë e kam të paralizuar. Këmbët nuk i përdorë dot, e çojë çupën në kopësht me biçikletë. Herë me bukë dhe herë pa bukë. Unë hiqem zvarrë, edhe e vogla tani që vajti 9 muaj vetëm nga mua është. Unë e kam gruan të sëmurë nuk bën dot gjë.
Unqë kam këtu që në ’93, edhe na ranë ato gërrmallat atje. Kishim-s’kishim, vamë sa vamë, ndenjëm atje sepse nuk na përfaqësonte njeri. Nuk munda të marrë dot shtëpi të tjera pavarësisht se kisha njerkun që punonte aty. Nuk isha i zoti.”
Të pyetur nga Fax News ata shprehen se jetesa e tyre behet edhe më e vështirë pasi kanë edhe dy vajza të mitura të cilat sëmuren shpesh për shkak të lagështirës.
“E kam shumë të vështirë. Asnjë nuk më ndihmon asnjë. As mamanë nuk e kam ndihmë.”– thotë bashkëshortja. Ndërkohë bashkëshorti Graci u shpreh se: “Unë skam çfarë të bëjë. Çfarë do bëjë, më mbetet vetëm të vras veten.”
Ata i drejtojne apel shtetit për ndihmë.
“Vetëm një shtëpi dua, vetëm një shtëpi…”
“Unë kam vajtur të kërkojë një kredi, më kanë thënë që duhet të lë një pasuri. Tani unë çfarë të jap, ku kam pasuri unë. Fëmija janë pasuria e vetme që kam. Unë i bëjë thirrje kryeministrit që të më ndihmojë me një shtëpi. Unë ui kam shkruar edhe tek portali…Jam interesuar dhe i kam thënë që jemi dy invalid burrë e grua na ndihmo. S’më kanë kthyer përgjigje. Tani nëse më gënjejnë këta të portalit se di. Unë kam folur edhe me kryetarin e bashkisë për një shtëpi. Të më ndihmojë me një banesë sociale. Më ka thënë që do të ngremë një grup verifikimi, ka ditë dhe nuk ka ardhur.”
Grupi i xhirimit te Fax News ka shkuar menjeherë në Bashkinë Këlcyrë ku ka zhvilluar një takim me kryetarin aktual Klemend Doni dhe kanë diskutuar se çfarë mund të bënin për ti ardhur në ndihmë kesaj familje ne nevoje dhe me kushte teper te veshira. Nga ana tjeter nenkryetari I Bashkise Kelcyre Riza Allamani u shpreh i vetdijshëm për situaten e vështirë socio-ekonomike në të cilën ndodhet familja Greci. Z.Allmani deklaroi se bashkia do të ndërhyje për rikonstruksionin e kësaj ndërtese dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.
“Patjetër janë në vështirësi ekonomike. Nuk kanë mundësi sepse të dy prindrit janë me aftësi të kufizuara, me të ardhura të pakëta prandajë dhe ata figurojnë me ndihmë ekonomike nga Bashkia. Problemi i tyre qëndron tek banesa. Është një banesë e vjetër, e amortizuar, të cilën Bashkia mendon të ndërhyjë për ta rikonstruktuar dhe të krijojë kushte më të mira jetese për momentin që jetojne.”
Çdo ditë familjet shqiptare përballen me një jetesë të vështirë për shkak të kushteve të vështira ekonomike në të cilat ndodhet vendi ynë. Ndodhemi në vitin 2019 dhe ende shumë familjë vuajnë për bukën e gojës. Ky fakt i ka detyruar shumë shqiptare të largohen nga Shiqipëria për një mirëqenie me të mirë që është kusht thelbësor për një shtet dhe për shtetasit e tij. Ndonëse sot vendi ynë mori një sinjal pozitiv për celjen e negociatave për Shqipërinë drej rruges së BE-se, mund ta themi me siguri qe nuk mund të aspirojë./FaxNews/