• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Drejt një tregu të konsoliduar në Ballkan’/ Kreu i AMF: Prioritet mbrojtja e konsumatorit

14:42 : 27/05/2019
në AKTUALITET, EKONOMI

 Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Ekonomisë, ka raportuar mbi zhvillimet dhe arritjet gjatë vitit 2018, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Në këtë prezantim, zoti Koçi u ndal në zhvillimet dhe arritjet kryesore të vitit të kaluar, si edhe përmendi disa nga sfidat me të cilat përballet Autoriteti dhe tregjet nën mbikëqyrje.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv përmendi si një nga arritjet më të rëndësishme zgjidhjen e problematikës së mbartur që nga viti 2002 me pagesat e Fondit të Kompensimit. Vitin e kaluar, shoqëritë kanë paguar mbi 1 miliardë lekë për Fondin e Kompensimit, vlerë e cila për herë të parë tregon për pagesa të konsiderueshme të detyrimeve.

Ai gjithashtu u shpreh se ‘Autoriteti ka vijuar të ketë në qendër të vëmendjes mbrojtjen e konsumatorit dhe kjo është reflektuar përmes një sërë vendimesh. Një nga vendimet që ka sjellë më shumë ndikim te qytetarët është ndryshimi i Rregullores nr. 53 “Për trajtimin e dëmeve që mbulohen nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”. Sipas ndryshimeve të miratuara, nga 1 korriku 2018, qytetarët shqiptarë përfitojnë një rritje të konsiderueshme të dëmshpërblimit në rastet e aksidenteve.

lLidhur me çështjen e transparencës ai theksoi se ‘autoriteti rriti më tej transparencën, përmes publikimeve të reja me karakter financiar dhe edukues, si edhe njoftimeve paralajmëruese për investitorët e konsumatorët’. Sa i përket ecurisë së tregjeve nën mbikëqyrje, referuar tregut të sigurimeve, ai përmendi përmirësimin e dy treguesve të rëndësishëm: raporti dëme/prime, i cili për herë të parë arriti shifrën 42%, si edhe rritja me 26% e pagesës së dëmeve në krahasim me 2017 dhe me 47% më shumë në krahasim me vitin 2016.

  1. Koçi u shpreh AMF ka punuar për të përmbushur objektivat e përcaktuara në strategjinë 5-vjeçare dhe njëkohësisht ka plotësuar të gjitha rekomandimet e lëna nga Kuvendi. “Ne synojmë që implementimi i kësaj Strategjie, që ka nisur vitin e kaluar, të nxisë zhvillimin e një tregu konkurrent dhe efiçent, duke krijuar njëkohësisht stabilitet afatgjatë, duke i dhënë mundësi krijimit të produkteve inovative, duke rritur besimin dhe mbrojtur konsumatorin me qëllim që nga tregu më i brishtë në rajonin e Ballkanit Perendimor të shkojmë drejt një tregu më të konsoliduar,” theksoi Z. Koçi.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv përmendi gjithashtu projektligjet e hartuara nga Autoriteti që janë dërguar në Ministrinë e Financave, si projektligji “Për Sigurimin e Detyrueshëm në Sektorin e Transportit” dhe dy projektligjet “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe “Për Tregjet e Kapitalit”.

Lexo edhe:

Ahmetaj i përgjigjet Dumanit: Nuk jam kriminel që të bëhem bashkëpunëtor i drejtësisë

Qytetari ankohet prej 3 vitesh/ Zhurma që çmendi një lagje, nuk dëgjohet nga Bashkia Kuçovë

Gjatë mbledhjes në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave deputetët vlerësuan në përgjithësi punën e bërë nga Autoriteti, si në plotësim të të gjitha rekomandimeve të Kuvendit, ashtu edhe në drejtim të rritjes së mbikëqyrjes, mbrojtjes konsumatore dhe zhvillimit të tregjeve.

Në fund të fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv u ndal te bashkëpunimi shumë i mirë i Autoritetit me rregullatorët e vendeve homologe dhe institucionet financiare ndërkombëtare, gjë e cila është reflektuar edhe në vlerësimet e tyre për punën e AMF. Në këtë kuadër, Shqipëria është përzgjedhur për herë të parë nga Organizata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve të Pensioneve (IOPS), si vendi organizator i një konference në nivel botëror, e cila do të zhvillohet në Tiranë në 6-8 nëntor të këtij viti.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ahmetaj i përgjigjet Dumanit: Nuk jam kriminel që të bëhem bashkëpunëtor i drejtësisë

21:04 : 27/10/2025
AKTUALITET

Qytetari ankohet prej 3 vitesh/ Zhurma që çmendi një lagje, nuk dëgjohet nga Bashkia Kuçovë

21:04 : 27/10/2025
BOTA

Izraeli heq gjendjen e jashtëzakonshme në jug, për herë të parë pas 2 vitesh

20:53 : 27/10/2025
BOTA

Trupat e palestinezëve të kthyer nga Izraeli mbajnë thuajse të gjithë shenja torture

20:45 : 27/10/2025
AKTUALITET

Burgu i Koridhalos / Në sektorin ku vuan dënimin Klodian Lekocaj gjenden armë zjarri dhe plumba

20:27 : 27/10/2025
AKTUALITET

Berisha lexon mesazhin: Dumani ka bërë ujdi 5 mln euro për dosjen e bashkëpunëtorit të Troplinit

20:25 : 27/10/2025
Para

Bota në zi/ Ndahet nga jeta fituesi i çmimit Nobël

TË GJITHA

Ahmetaj i përgjigjet Dumanit: Nuk jam kriminel që të bëhem bashkëpunëtor i drejtësisë

21:04 : 27/10/2025

Qytetari ankohet prej 3 vitesh/ Zhurma që çmendi një lagje, nuk dëgjohet nga Bashkia Kuçovë

21:04 : 27/10/2025

Izraeli heq gjendjen e jashtëzakonshme në jug, për herë të parë pas 2 vitesh

20:53 : 27/10/2025

Trupat e palestinezëve të kthyer nga Izraeli mbajnë thuajse të gjithë shenja torture

20:45 : 27/10/2025

Burgu i Koridhalos / Në sektorin ku vuan dënimin Klodian Lekocaj gjenden armë zjarri dhe plumba

20:27 : 27/10/2025

Berisha lexon mesazhin: Dumani ka bërë ujdi 5 mln euro për dosjen e bashkëpunëtorit të Troplinit

20:25 : 27/10/2025

Nga “ftesa” për Ahmetajn, tek Balluku dhe dosjet e bujshme/ Altin Dumani raporton në Kuvend

20:16 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com