• Kontakt
Thursday, August 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SOCIALE

Komiku i famshëm francez që imiton shqiptarët, është… shqiptar!

10:14 : 26/06/2016
në SOCIALE

Të gjithë i kemi parë videot e humoristit francez gjatë evropianit dhe kemi mbajtur barkun me dorë për mënyrën sesi ai i portretizon shqiptarët dhe sa mirë e flet shqipen. Dialekti i tij i jugut, frazat tipike shqiptare ndërthurur me humorin ironik, na ka vënë të gjithëve në pikëpyetje nëse është vërtetë francez, nëse skeçet e tij janë të dubluara apo nëse është shqiptar.

Dritare.net ka realizuar një intervistë me humoristin më hit të internetit për shqiptarët, Gilles Bellatre.

– Përshëndetje z. Bellatre. Skeçet tuaja janë bërë hit mes shqiptarëve. E dinit këtë, si ndjeheni?

Përshëndetje dhe faleminderit për vëmendjen që po më jepni. Po, e di sepse shumë veta më kanë shkruar dhe përgëzuar. Ndjehemi shumë i lumtur për këtë fakt.

– A mund të na thoni diçka për jetën tuaj, kush jeni, me çfarë merreni në Francë, cili është profesioni juaj?

Lexo edhe:

EMRI/ I grabiti me dhunë makinën një 24-vjeçari, arrestohet 31-vjeçari në Durrës

Tabaku: Emigracioni po varfëron shtresën e mesme, sistemi ekonomik duhet ndryshuar

Jam Gilles Bellatre, 28 vjeç. Jetoj me prindërit e mi në Nisë, në jug të Francës dhe studioj për mjekësi. Jam në vitin e fundit, më ka mbetur edhe një vit dhe përfundoj. Por komedia është pasioni im. Realizoj shumë video humoristike, kam dalë edhe në televizion dhe tani njerëzit më njohin në rrugë. Në fakultetin e mjekësisë në Francë, të gjithë studentët i njohin skeçet dhe batutat e mia mjekësore, madje edhe pacientët e mi në spital i dinë ato. Është kaq bukur.

– Është e padiskutueshme që ju flisni shumë mirë shqip, aq shumë sa të bën të dyshosh nëse je francez apo shqiptar? Kur e keni mësuar shqipen, kush jua ka mësuar?

Kam mësuar shqip kur isha në shkollë të mesme… bëj shaka. Çdokush mund të flasë shqip, edhe ata që nuk kanë origjinë shqiptare. Ndërsa unë, kam origjinë shqiptare… epo do thosha më shumë se origjinë. Unë kam lindur në Fier dhe kam ardhur në Francë kur isha 7 vjeç. Pra jam 100% shqiptar!

– Si si, jeni shqiptar? Po ju keni emër francez? Keni vetëm nënën shqiptare?

Jo, të dy prindërit e mi janë shqiptarë. Gilles Bellatre është emri im i artit, ndërsa emrin e vërtetë e kam Andi Bitri. Tingëllon totalisht shqiptar apo jo?!

– Ngjan plotësisht shqiptar. Pra nuk e ke pasur të vështirë të bësh skeçe në shqip?

Jo, e kam pasur dhe e kam. Pavarësisht se jam shqiptar, kam ikur i vogël dhe shqipen e kam të vështirë ta flas. Por mundohem ta praktikoj me prindërit dhe të flas me to vetëm në shqip.

– Çfarë ndjehesh më shumë, francez apo shqiptar?

Unë kam dy vende në zemrën time, Shqipërinë dhe Francën, por sot jam një djalë i ri francez, është normale. Gjithsesi, jam krenar që kam këto dy kultura.

– Si erdhi ideja për të realizuar skeçe në shqip, për shqiptarët?

Vendosa të realizoj skeçe mbi Shqipërinë sepse e dashuroj mënyrën e tyre të të jetuarit, gjuhën dhe personalitetin e tyre. Sigurisht që është humor, e gradës së dytë… Jam i lumtur dhe krenar që kam realizuar skeçe për vendin tim të lindjes. Shumë nga miqtë e mi francezë kanë zbuluar Shqipërinë nga këto video dhe e kanë pëlqyer shumë atë.

– Çfarë përshtypjesh ke marrë deri tani nga shqiptarë apo francezë?

Kam mbetur i çuditur nga përshtypjet që kam marrë, shumë mesazhe, përgëzime dhe përshëndetje nga shqiptarë në të gjithë botën. Ata janë shumë të mirë. Mund të them se kam marrë përshtypjet më të mira nga kjo eksperiencë.

– Do vazhdoni të realizoni video për shqiptarët apo tani që mbaroi evropiani për ne, nuk do të ketë më humor?

Më pëlqen jashtëzakonisht shumë të bëj skeçe për Shqipërinë dhe mendoj se do vazhdoj të bëj të tjera. Është një nder për mua të tregoj këta njerëz të shkëlqyer dhe uroj që të gjithë të kenë mundësinë të vizitojnë Shqipërinë, pasi jam i sigurt se do të riktheheshin. Para disa vitesh isha me shokët e mi në Shqipëri dhe sot e kësaj dite, ata mendojnë se ai ka qenë udhëtimi i tyre më i bukur.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ I grabiti me dhunë makinën një 24-vjeçari, arrestohet 31-vjeçari në Durrës

11:24 : 21/08/2025
AKTUALITET

Tabaku: Emigracioni po varfëron shtresën e mesme, sistemi ekonomik duhet ndryshuar

11:14 : 21/08/2025
AKTUALITET

Tentuan të kalonin kufirin me drogë, arrestohen dy të rinj në Morinë

11:01 : 21/08/2025
AKTUALITET

I kërkuar nga Italia si pjesë e një bande kriminale, arrestohet shqiptari në Spanjë

10:50 : 21/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Arrestohet administratori i një farmacie në Tiranë, iu gjetën ilaçe kontrabandë me vlerë 35 000 euro

10:29 : 21/08/2025
AKTUALITET

Aksidenti tragjik në Greqi ku humbën jetën 3 shqiptarë, vihet nën hetim shoferi bullgar

10:21 : 21/08/2025
Para

Tiranë-Durrës, përplasen 6 automjete në autostradë/ FOTO

TË GJITHA

EMRI/ I grabiti me dhunë makinën një 24-vjeçari, arrestohet 31-vjeçari në Durrës

11:24 : 21/08/2025

Tabaku: Emigracioni po varfëron shtresën e mesme, sistemi ekonomik duhet ndryshuar

11:14 : 21/08/2025

Tentuan të kalonin kufirin me drogë, arrestohen dy të rinj në Morinë

11:01 : 21/08/2025

I kërkuar nga Italia si pjesë e një bande kriminale, arrestohet shqiptari në Spanjë

10:50 : 21/08/2025

EMRI/ Arrestohet administratori i një farmacie në Tiranë, iu gjetën ilaçe kontrabandë me vlerë 35 000 euro

10:29 : 21/08/2025

Aksidenti tragjik në Greqi ku humbën jetën 3 shqiptarë, vihet nën hetim shoferi bullgar

10:21 : 21/08/2025

Politikat fiskale të Shqipërisë kanë “nxitur” pabarazinë

10:07 : 21/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com