Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, deklaroi sot, se ka ardhur momenti që PS të largojë qeraxhinjtë nga godina e saj dhe të marrë fatet e veta në dorë.
E pyetur nga gazetarët se kush është emri që opozita do të pranonte si kryeministër të ri nga PS, kryemadhi tha se nuk është anëtare e PS që të japë emra.
‘Po të isha anëtare e PS, edhe mund të jepja emra. Por mendoj se PS duhet të marrë fatin e saj në dorë dhe të largojë qeraxhinjtë që ka patur për kaq vite në godinën e saj’, tha Kryemadhi.