• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sukseset imagjinare të Calaverës! (Lista)

07:20 : 25/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, njëkohësisht drejtuese e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Genoveva Ruiz Calavera, ka ritheksuar qëndrimin e saj se Reforma në Drejtësi po ecën me ritme shumë të kënaqshme.

Qëndrimi i Calaverës vjen vetëm dy ditë pasi Presidenti i Republikës, Ilir Meta, lëshoi kritika të forta mbi ecurinë e deritanishme të Reformës në Drejtësi.

Vetingu me standarte të shumëfishta dhe vonesa e ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë është shndërruar në temë të rëndësishme debati politik dhe publik në Shqipëri.

Lexo edhe:

Lideri suprem i Iranit miraton faljen për, 2000 të dënuar

Qytetarët e Durrësit dalin sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Kryeministri Edi Rama Reformën në Drejtësi e konsideron si sukses absolut të mandatit të tij qeverisës. Ndërsa opozita e sheh zbatimin e saj si një mënyrë për të vënë sistemin e drejtësisë nën kontrollin e Edi Ramës.

Në këtë debat përfshihet edhe Calavera, e cila, duke u rreshtuar në krah të qeverisë, e konsideron sukses zbatimin e Reformës në Drejtësi, e cila, në fakt ka një seri pikëpyetjesh në hartimin dhe zbatimin e saj.

“Boldnews.al” po rendit disa nga këto pikëpyetje, të cilat vënë në dyshim jo vetëm zbatimin e Reformës, por edhe vetë qëndrimet e Calaverës.

1. Reforma në Drejtësi, konsiderohet “sukses”, pavarësisht se ai që konsiderohet si “babai i saj” një ish-hetues i kohës së komunizmit, Fatmir Xhafaj, është akuzuar publikisht nga viktimat e dhunës së tij për barbarizma fizike;

2. Reforma në Drejtësi konsiderohet “sukses”, pavarësisht se ndonjë vëzhgues i ONM shëtit ullishteve të fshatit Pëllumbas, në kërkim të “zoçkave të njoma”.

3. Reforma në Drejtësi konsiderohet “sukses”, pavarësisht se Shqipëria prej më shumë se një viti nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe prej kësaj jave, as Gjykatë të Lartë;

4. Reforma në Drejtësi konsiderohet “sukses”, pavarësisht se 3 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Gent Osmani, Arben Dollapaj dhe Besnik Cani, të cilët nuk e kanë kaluar Vetingun, do të përzgjedhin Prokurorin e Përgjithshëm dhe prokurorët e Strukturës së Posaçme Anti-korrupsion (SPAK).

5. Reforma në Drejtësi konsiderohet “sukses”, pavarësisht se vetë ONM ka konstatuar se dy anëtarë të KLP, kryetari Gent Ibrahimi dhe zv.kryetari Alfred Balla, nuk plotësojnë kriteret ligjore për të qenë në atë institucion.

6. Reforma në Drejtësi konsiderohet “sukses”, pavarësisht se dy anëtarë të tjerë të KLP, Bujar Sheshi dhe Nurihan Seiti, kanë qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit, fakt që përbën ndalim për të qenë pjesë e strukturave të rëndësishme vendimmarrëse.

7. Reforma në Drejtësi konsiderohet “sukses”, pavarësisht se anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit është zgjedhur Luan Daci, i cili ka mashtruar autoritetet përzgjedhëse, përfshirë Parlamentin, për faktin që është shkarkuar nga detyra për “paaftësi dhe shkelje të ligjës”.

8. Reforma në Drejtësi konsiderohet “sukses”, pavarësisht se trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit po aplikojnë standarte të shumëfishta në rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

9. Reforma në Drejtësi konsiderohet “sukses”, pavarësisht se KPK konfirmoi në detyrë drejtuesen e Krimeve të Rënda, Donika Prela, pavarësisht shkeljeve të shumta që iu konstatuan gjatë Vetingut.

10. Reforma në Drejtësi konsiderohet “sukses”, pavarësisht se vendi, prej më shumë se 18 muajsh, ka Arta Markun në pozicionin e Prokurores së Përgjithshme (të Përkohshme), një institucion që nuk ekziston në Kushtetutë dhe në ligj.

Seria e pikëpyetjeve mund të jetë shumë më e gjatë. Por, gjithësesi, edhe sa më lart, janë mëse të mjaftueshme për të kuptuar se sukseset e Calaverës janë thjesht “imagjinare”.

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, në fund të mandatit të saj, synon që të korrë ato që ajo dhe ekspertët e saj dritë-shkurtër, por të shumë-paguar, i konsiderojnë si suksese në Reformën e dështuar dhe eksperimentale të Drejtësisë në Shqipëri.

Lajme të lidhura

BOTA

Lideri suprem i Iranit miraton faljen për, 2000 të dënuar

18:43 : 05/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët e Durrësit dalin sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026
AKTUALITET

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

18:25 : 05/06/2026
AKTUALITET

Rama në Zvërnec, qytetarët mblidhen për protestë në sheshin “Skënderbej”

18:22 : 05/06/2026
AKTUALITET

Qytetari i Zvërnecit i kthehet Ramës: 25 vite luftoi im atë për tokën, derisa vdiq

18:09 : 05/06/2026
Para

Pasuria/ Nurihani e KLP, prokurorja e komunizmit, multimilionere në demokraci

TË GJITHA

Lideri suprem i Iranit miraton faljen për, 2000 të dënuar

18:43 : 05/06/2026

Qytetarët e Durrësit dalin sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:37 : 05/06/2026

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

18:25 : 05/06/2026

Rama në Zvërnec, qytetarët mblidhen për protestë në sheshin “Skënderbej”

18:22 : 05/06/2026

Qytetari i Zvërnecit i kthehet Ramës: 25 vite luftoi im atë për tokën, derisa vdiq

18:09 : 05/06/2026

“Ballkani Perëndimor i përket BE-së!”, Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi

18:00 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom giriş