• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nis farsa gjyqësore/ Edi (Baba) dhe 40 paditë kundër Bashës

08:20 : 23/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Gjykata e Tiranës nisi të Mërkurën shqyrtimin e të parës nga 40 paditë për shpifje që ka dorëzuar kryeministri Edi Rama kundër kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Departamenti Anti-shpifje i kryeministri ka qëmtuar rrjetin social “Facebook” të kryetarit të opozitës dhe ka identifikuar 40 statuse, të cilat, sipas Kryeministrit, i cënojnë nderin dhe dinjitetin.

I pari ndër statuset e Bashës, që do të shqyrtohet në gjykatë është ai i datës 15 Tetor 2018. Kryetari demokrat ka reaguar në atë kohë kundër vendimit të Prokurorisë së Tiranës për të marrë të pandehur (ish)deputetin Ervin Salianji, gazetarin Jetmir Olldashi dhe shtetasin Albert Veliu e Fredi Alizoti, të akuzuar për “kallëzim të rremë” në dëm të Agron (Geron) Xhafaj, vëllait të ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj.

Në atë status në rrjetin social, Basha shkruante: “Siç mbronte dje Tahirin dhe kupolën e trafikut të drogës në polici, mbron sot Xhafën dhe Veliun. Rama, Xhafa, Balla dhe Prela duhet të ishin sot nën hetim dhe Ard Veliu në arrest, për fabrikimin e provave dhe pengimin e drejtësisë për të mbrojtur narkotrafikantin Agron Xhafaj”.

Lexo edhe:

Ura mbi Bunë peng i burokracive

Shorti i Ligës së Konferencës/ Partizani me fat, Vllaznia “peshkon” ekipin letonez

Në padinë e tij, kryeministri Edi Rama kërkon që Lulzim Basha të shpallet “shpifës” dhe të paguajë një kundërshpërblim për dëmtimin e imazhit të tij.

Çështja ligjore ka të paktën dy anë; e para, nëse ka të pavërteta në statusin e Bashës dhe, e dyta, a cënon lirinë e shprehjes një padi e tillë.

Për të dytën, pra për lirinë e shprehjes, praktika e konsoliduar e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë dhe sidomos ajo e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut (Strasburgu) e konsiderojnë të padrejtë dënimin apo penalizimin për shprehjet, sidomos nga politikanët, të cilët identifikojnë dhe denoncojnë fenomene negative që godasin shoqërinë.

Ndërsa sa u përket elementëve të përmendur nga Basha në statusin e tij, nëse janë fakte apo jo, më poshtë paraqiten një seri me fakte, duke e analizuar fjalë për fjalë qëndrimin e kreut demokrat në atë rast.

Së pari; Basha, në statusin e tij, bën një krahasim mes mbrojtjes që Rama i bënte ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe atij që i bënte (në kohën e publikimit të statusit), Fatmi Xhafajt.

Qytetarët shqiptarë dhe faktori ndërkombëtar e ka të qartë mbrojtjen politike e publike që i dha Edi Rama ish-ministrit të tij kampion, Tahirit, kur, në Tetor 2017, Prokuroria e Përgjithshme kërkoi nga Parlamenti autorizimin për arrestimin e tij, si person i dyshuar se kishte bashkëpunuar me narko-trafikantët Habilaj, kushërinj të tij.

Edi Rama, në cilësinë e prokurorit dhe gjyqtarit, rrëzoi të gjithë pretendimet e institucionit zyrtar të Akuzës për Tahirin. Sipas tij, “nuk kishte asnjë të dhënë që e ngarkonin Saimir Tahirin me përgjegjësi penale…”. Këto deklarata ishin tërësisht të pabazuara, pasi kryeministri nuk mund dhe nuk duhet të ketë asnjë informacion për hetimet e Prokurorisë.

Po ashtu, Rama doli bllof në mbështetjen e tij për Tahirin, pasi ish-ministri i Brendshëm është aktualisht në gjykim për “pjesëmarrje në organizatë kriminale”, trafik narkotikësh” në bashkëpunim dhe korrupsion i zyrtarëve të nivelit të lartë.

Së dyti, Basha, në statusin e tij, i referohet mbrojtjes që Edi Rama u dha ish-drejtuesve të lartë të Policisë, të cilët bashkëpunonin me trafikantët e narkotikëve. Ky element është një fakt publik-të paktën 3 zyrtarë të lartë policorë janë aktualisht në kërkim për bashkëpunim me trafikantët. Ndërkohë, një numër i lartë zyrtarësh policorë janë përballur me akuza të ngjashme në gjykatë.

Së treti: Edi Rama mori në mbrojtje publike Fatmir Xhafajn, në momentin kur u publikua audio-regjistrimi, në të cilin Agron (Geron) Xhafaj dhe Albert Veliu (Babale) diskutonin për trafik narkotikësh.

Vetëm disa orë pas publikimit të regjistrimit, Rama foli në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, ku deklaroi se audio-regjistrimi nuk ishte i vërtetë dhe se këtë përgjigje e kishte marrë privatisht nga “një prej laboratorëve më të mirë të ekspertizës në botë”.

Edi Rama nuk tha se si e gjeti audio-regjistrimin, i cili ishte në duart e prokurorisë, si edhe ku e bëri këtë ekspertizë. Natyrisht, kjo deklaratë e tij nuk ka asnjë lidhje me realitetin, pasi, ai jo vetëm nuk është autoriteti që urdhëron ekspertiza, por as teknikisht ai veprim hetimor nuk kryhet brenda pak orëve.

Por, ajo deklaratë ishte mbrojtje në favor të Fatmir Xhafajt, pikërisht ajo që shkroi edhe Basha në statusin e tij.

Së katërti: Basha, në statusin objekt gjykimi, përmend faktin që para përgjegjësisë ligjore nuk duhet të ishin denoncuesit e Agron (Geron) Xhafaj, por, ndër të tjerë, edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ard Veliu.

Kryepolici i Shqipërisë dyshohet se ka krijuar “dëshmitarin e rremë”, Fredi Alizoti, i cili u vetë-inkriminua, duke deklaruar para Prokurorisë se ai ka luajtur rolin e Geronit në audio-regjistrimin me Albert Veliun (Babalen).

Drejtuesit e Policisë së Fierit janë kapur në përgjime zyrtare të Prokurorisë duke folur dhe instruktuar Fredi Alizotin për të luajtur “rolin” e tij. Sipas përgjimeve, ish-shefat e Policisë së Fierit, Albert Nushi dhe Andon Marko flisnin me “dëshmitarin e rremë” në emër të shefit të tyre, Ard Veliu.

Pra, duket qartë që, në pak rreshta, kreu i opozitës Lulzim Basha, ka përmbledhur të gjithë historinë “Babale” dhe mbrojtjen politike që kanë marrë personazhet e përfshirë nga kryeministri Edi Rama.

Në bazë të renditjes së fakteve duket qartësisht që statusi i Bashës në rrjetet sociale, nuk ka asnjë të pavërtetë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ura mbi Bunë peng i burokracive

16:32 : 17/06/2025
SPORT

Shorti i Ligës së Konferencës/ Partizani me fat, Vllaznia “peshkon” ekipin letonez

16:19 : 17/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria dhe Serbia evakuojnë shtetasit e tyre nga Izraeli

16:17 : 17/06/2025
SPORT

Champions/ Hidhet shorti i raundit të parë kualifikues, njihuni me rivalin e Egnatias

16:14 : 17/06/2025
SPORT

Dështon transferimi i Dakut te Zeniti, agjenti i sulmuesit zbulon çfarë e prishi marrëveshjen

16:08 : 17/06/2025
AKTUALITET

Përfshihet nga zjarri kodra me pisha e Krastës në Elbasan

16:01 : 17/06/2025
Para

Eurostat zbulon shifrat alarmante! Çfarë po ndodh me shqiptarët?!

TË GJITHA

Ura mbi Bunë peng i burokracive

16:32 : 17/06/2025

Shorti i Ligës së Konferencës/ Partizani me fat, Vllaznia “peshkon” ekipin letonez

16:19 : 17/06/2025

Shqipëria dhe Serbia evakuojnë shtetasit e tyre nga Izraeli

16:17 : 17/06/2025

Champions/ Hidhet shorti i raundit të parë kualifikues, njihuni me rivalin e Egnatias

16:14 : 17/06/2025

Dështon transferimi i Dakut te Zeniti, agjenti i sulmuesit zbulon çfarë e prishi marrëveshjen

16:08 : 17/06/2025

Përfshihet nga zjarri kodra me pisha e Krastës në Elbasan

16:01 : 17/06/2025

OKB: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite

16:00 : 17/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com