• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Euro pëson rënien më të madhe në 11 vite

14:07 : 21/05/2019
në AKTUALITET, EKONOMI

Monedha e përbashkët ka humbur sërish pikë në tregun e brendshëm valutor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 122.61 lekë, duke rënë me 0.23 lekë në raport me ditën e mëparshëm, duke u këmbyer në nivelin më të ulët nga dhjetori 2008.

Ekspertët e këmbimit valutor shpjegojnë ka disa arsye për nënçmimin e monedhës së përbashkët në tregun vendas.

Tendenca rënëse euros e javëve të fundit po ndikohet nga kushtet atmosferike, të cilat kanë ulur qarkullimin e biznesit, por edhe nga kriza politike ku është zhytur vendi, e cila është reflektuar te rënia e konsumit. Rënia e parasë në qarkullim dhe oferta e lartë në valutë ka bërë që euro të shënojë rekorde të njëpasnjëshme të ulëta.

Ndër të tjera, ekspertët shtojnë në dy ditët e fundit, njëra nga bankat e nivelit të dytë po shet euro në treg poshtë nivelit të kursit mesatar të publikuar nga Banka e Shqipërisë.

Niveli më i ulët në 11 vjet

Lexo edhe:

Nga Çil Pali tek Lul Morina/ Rama lëshon biznemenët me background kriminal rrugëve për të blerë vota

Vrasja në Has/ Burg për Ylber Jakun, avokatja: Autoritetet s’parandaluan ngjarjen

Ky është një tjetër rekord i ri minimal, teksa euro ka zbritur sot në nivelin më të ulët në 11 vjet, që prej dhjetorit të vitit 2008, kur këmbehej me 122.5 lekë, për t’u forcuar më pas ndjeshëm, duke u ngjitur në nivele rekord prej gati 143 lekësh në qershor 2011.
Më pas, euro është dobësuar gradualisht, por nënçmimi i monedhës së përbashkët u përshpejtua vitet e fundit. Që nga mesi i vitit 2016, euro ka humbur vazhdimisht pikë, duke u nënçmuar me gati 16 lekë, ose 11.3%.

Oferta e shtuar në euro në njërin kah, ndërsa në kahun tjetër ka një ngadalësim të qarkullimit të monedhës vendase është arsyeja kryesore që ka ndikuar në këtë tendencë afatgjatë nënçmuese të euros. Kjo tendencë përkon me rritjen e aktivitetit informal të kultivimit të kanabisit në vend, që më pas u shoqërua me tregtinë e drogave më të forta, çka solli shtim të valutës në vend, e kanalizuar kryesisht në tregun e pasurive të paluajtshme.

Të gjitha valutat me rënie

Gjatë ditës së sotme, rënia e euros tërhoqi të gjitha valutat e tjera. Në tregun vendas dollari amerikan u këmbye me 109.93 lekë, rreth 0.09 pikë më pak se dje. Po ashtu, edhe paundi, është nënçmuar ndaj lekut me 0.73 pikë, duke u këmbyer në nivelin e 139.5 lekësh.

Referuar kursit mesatar ditor të Bankës së Shqipërisë, franga zvicerane u këmbye me 108.86 lekë, rreth 0.21 pikë më pak se një ditë më parë.

Dhe në tregjet ndërkombëtare, monedha e përbashkët europiane ka humbur pikë përballë dollarit. Politika ka qenë një ndër faktorët kryesore që i kanë dhënë goditje euros gjatë javës së shkuar.

Komentet e Kryeministrit italian dhe zgjedhjet në Parlamentin Europian tkurrën kërkesën për euro. Megjithatë nënçmimi i euros në tregjet ndërkombëtare ka një ndikim të ulët në tregun vendas, duke qenë se niveli i këmbimit në Shqipëri i përgjigjet kryesisht faktorëve të brendshëm. Aktualisht monedha e përbashkët europiane po këmbehet poshtë nivelit të 1.12 dollarëve, ndërsa është nënçmuar në 12 muajt e fundit me më shumë se 5.4%.

Edhe paundi britanik nuk po kalon një periudhë të mirë, për shkak të daljes së Britanisë nga BE-ja. Sterlina preku nivelin më të ulët që prej muajit janar duke u këmbyer me 1.27 dollarë. /Monitor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga Çil Pali tek Lul Morina/ Rama lëshon biznemenët me background kriminal rrugëve për të blerë vota

11:54 : 10/05/2025
AKTUALITET

Vrasja në Has/ Burg për Ylber Jakun, avokatja: Autoritetet s’parandaluan ngjarjen

11:53 : 10/05/2025
BOTA

Përpjekjet për një armëpushim njëmujor, udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Kiev

11:42 : 10/05/2025
AKTUALITET

E rëndë në Lushnjë! Gruaja i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 8-të i pallatit

11:39 : 10/05/2025
AKTUALITET

The Daily Signal: Sali Berisha do udhëtojë drejt SHBA menjëherë pas zgjedhjeve

11:24 : 10/05/2025
AKTUALITET

“Giro d’Italia” do të ndyshojë orarin e votimit në Vlorë? PS kërkesë KQZ-së

11:15 : 10/05/2025
Para

I kemi gatuar gjithë jetën gabim! Makaronat e shijshme nuk zihen kurrë me ujë por me…

TË GJITHA

Nga Çil Pali tek Lul Morina/ Rama lëshon biznemenët me background kriminal rrugëve për të blerë vota

11:54 : 10/05/2025

Vrasja në Has/ Burg për Ylber Jakun, avokatja: Autoritetet s’parandaluan ngjarjen

11:53 : 10/05/2025

Përpjekjet për një armëpushim njëmujor, udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Kiev

11:42 : 10/05/2025

E rëndë në Lushnjë! Gruaja i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 8-të i pallatit

11:39 : 10/05/2025

The Daily Signal: Sali Berisha do udhëtojë drejt SHBA menjëherë pas zgjedhjeve

11:24 : 10/05/2025

“Giro d’Italia” do të ndyshojë orarin e votimit në Vlorë? PS kërkesë KQZ-së

11:15 : 10/05/2025

Vrasja për motive pronësie në Has, nis seanca ndaj Ylber Jakut

11:10 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com