Gazetari dhe moderatori Dritan Hila ka reaguar lidhur me akuzat që Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, bëri nga studio e emisionit “Open” mbrëmjen e djeshme, në adresë të ish-kryeinistrit Sali Berisha.
“Kjo puna qe thote Thaçi sikur Milloshevici qenka furnizuar nga Berisha me kallashet e Poliçanit qe ju shtremberohet gryka pas 30 te shtenash, nderkohe qe Serbia prodhonte tek Zastava nga pistoleta deri tek kamionet, sikur fut pak uje”, shkruan Hila në një shënim në Facebook.
“Nejse. Muhabet bjeri ti biem po bejme. Se mos lexon njeri libra kur del ne panele”, shton.