• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrugët me pagesë, por shqiptarët paguajnë naftën më të shtrenjtë në Europë…

08:11 : 20/05/2019
në AKTUALITET, EKONOMI

Një litër naftë në Shqipëri kushton sot 1.61 euro, duke u renditur në vlerë absolute e 11-a më e shtrenjtë në Europë, pas shteteve të tilla si Norvegjia, Suedia, Zvicra, Italia, Danimarka, Belgjika Franca, që kanë të ardhura shumë më të larta sesa ne. Tabela është publikuar nga Global Petrol Price dhe përditësimi i fundit është bërë në 13 maj.

Në raport me fuqinë blerëse, Shqipëria ka naftën më të shtrenjtënë Europë, teksa qytetarëve të saj u duhen 4.5% të të ardhurave të tyre për të blerë një litër naftë.

Të dhënat janë përpunuar nga “Monitor”, bazuar në informacionin mbi çmimin e naftës që jepet nga Global Price Petrol dhe të ardhurat për frymë sipas metodës së fuqisë blerëse, të Bankës Botërore (më të fundit janë të vitit 2017). Treguesi mat përballueshmërinë, në bazë të përqindje së të ardhurave ditore që duhet për një litër karburant.

Shqipëria ka dhe të ardhurat për frymë më të ulëtat në Europë, bazuar në fuqinë blerëse, me 12,943 dollarë ndërkombëtarë, njënjësi e Bankës Botërore që mat prodhimin e brendshëm bruto sipas barazisë së fuqisë blerëse (shiko kolonën: Të ardhurat vjetore për frymë, sipas fuqisë blerëse –$ ndërkombëtarë) .

Pas Shqipërisë, nafta është më e shtrenjtë në Serbi (3.7% e të ardhurave ditore), Bosnja (3.6), Maqedonia e veriut (2.8), Mali i Zi (2.6).

Lexo edhe:

“Plumbi i Artë”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper

Ndryshime në Policinë e Shtetit, ja EMRAT e rinj që pritet të drejtojnë 5 komisaritet

Në Greqi, ku nafta ka çmim të njëjtë me Shqipërinë, prej 1.6 euro/litër, qytetarëve të saj u duhen 2% e të ardhurave ditore, ndërsa në Danimarkë, ku nafta kushton 1.67 euro/litër, u duhen vetëm 1.1% e të ardhurave ditore.

Taksat e larta që paguajmë për naftën janë arsyeja kryesore se pse Shqipëria ka çmime kaq të shtrenjta të karburanteve, ku 60% të çmimit e përbëjnë taksat. Në Shqipëri nafta taksohet si vijon: Akciza, 37 lekë për litër; Taksa qarkullimit, 27 lekë për litër (32.4 lekë/litër me TVSH); Taksa karbonit, 3 lekë për litër. Krahas tyre, vitet e fundit në kosto janë përfshirë dhe tarifa e markimit dhe ajo e skanimit, nga 1 lekë për litër secila. TVSH totale arrin në 28-30lekë për litër.

Në vitin 2018, vetëm nga taksa e qarkullimit, – e cila u vu me qëllim arkëtimin e të ardhurave të nevojshme fillimisht për ndërtimin e rrugës Durrës Kukës dhe më pas për mirëmbajtjen e rrugëve në përgjithësi, dhe që përbën gati 20% të çmimit final të naftës, –buxheti ka arkëtuar rreth 160 milionë euro, që duhet të ishin përdorur për mirëmbajtjen e rrugëve.

Të ardhurat që mblidhen nga kjo taksë janë të mjaftueshme të mbulojnë shpenzimet e nevojshme për mirëmbajtjen e rrugëve. Për të njëjtën periudhë qeveria shqiptare ka harxhuar nga fondet e brendshme buxhetore për ndërtimin e dhe mirëmbajtjen e rrugëve dhe gjithçka që ka lidhje me rrugët 15,4 miliardë lekë (123 milionë euro), sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës. Nga kjo shumë 8,1 miliardë u përdoren për të ndërtuar rrugë, 2,1 miliardë lekë u përdoren për rikonstruksion dhe pjesa e mbetur u përdor për të mbuluar emergjencat, për sinjalistike, siguri etj.

Për herë të parë, Shqipëria nisi në shtator 2018 zbatimin e sistemit të rrugëve me pagesë, përmes dhënies me koncesion të mirëmbajtjes së segmentit Milot-Morinë, ku tarifat janë 5 euro për veturat dhe 22.5 euro për kamionët, sërish ndër më të lartat në Europë.

Në shtator pritet të hapet tenderi për të zgjedhur fituesin për zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës dhe pas përfundimit të saj dhe rikonstruksionit të rrugës Tiranë-Plepa, autostrada me trafikun më të madh në vend do të bëhet me pagesë, tarifa e të cilës ende nuk dihet dhe gjithçka do të vendoset pasi të shihen të gjitha ofertat.

Nga ana tjetër, juristët kanë pohuar se këto taksa mund të ankimohen në gjykatë, për shkak se cenohet parimi kushtetues se nuk mund të paguhen më shumë se dy lloje taksash për të njëjtin funksion. /Monitor/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Plumbi i Artë”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper

11:09 : 04/07/2025
AKTUALITET

Ndryshime në Policinë e Shtetit, ja EMRAT e rinj që pritet të drejtojnë 5 komisaritet

11:04 : 04/07/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Kush janë 21 drejtuesit që dorëzuan dorëheqjen pas urdhrit të Ramës

11:03 : 04/07/2025
RAJONI

REL: Në kushte ideale, si do të duhej të zgjidhej kriza institucionale në Kosovë

10:41 : 04/07/2025
BOTA

Rusia godet Kievin me sulmin më të madh ajror që nga fillimi i luftës

10:40 : 04/07/2025
AKTUALITET

Lum shkarkimesh në Vlorë pas urdhrit të Ramës, Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Antikushtetuese

10:28 : 04/07/2025
Para

Larg politikës dhe mediave.../Ku po e kalon fundjavën 'ikona' e femrave demokrate

TË GJITHA

“Plumbi i Artë”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper

11:09 : 04/07/2025

Ndryshime në Policinë e Shtetit, ja EMRAT e rinj që pritet të drejtojnë 5 komisaritet

11:04 : 04/07/2025

EMRAT/ Kush janë 21 drejtuesit që dorëzuan dorëheqjen pas urdhrit të Ramës

11:03 : 04/07/2025

REL: Në kushte ideale, si do të duhej të zgjidhej kriza institucionale në Kosovë

10:41 : 04/07/2025

Rusia godet Kievin me sulmin më të madh ajror që nga fillimi i luftës

10:40 : 04/07/2025

Lum shkarkimesh në Vlorë pas urdhrit të Ramës, Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Antikushtetuese

10:28 : 04/07/2025

Nën akuzë dhe pezullim nga detyra, Myzyri i KPP-së del para GJKKO

10:25 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com