Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një tjetër denoncim të qytetarëve shqiptarë në drejtim të Rilindjes.
Në postimin e tij Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili tregon se si makinat e militantëve të Rilindjes të cilat janë lyer me ngjyrën e partisë lëvizin pa targa dhe me shpejtësi të madhe në Bulqizë, duke rrezikuar jetën e kalimtarëve dhe të fëmijëve.
Sipas qytetarit personi që lëviz me makinën me ngjyrat mavi nëpër Bulqizë është Sild Beta.
Ja postimi i Berishës: