Orges Shehi, trajneri i Skënderbeut, ka folur për mikrofonin e “Supersport”, për fitoren e ekipit të tij ndaj Kukësit, me rezultatin 0-3. I kënaqur me këtë fitore dhe paraqitje, Shehi ka shprehru atë që ndryshoi për tëardhur kjo fitore.
Fitore në transfertë dhe paraqitje e mirë?
Na vjen shumë mirë për këtë fitore. Ishte një moment që nuk kishim çfarë të humbisnin. Më vjen mirë që sot kemi konkluduar. E nisëm shumë mirë dhe ishim më të qetë.
Mungesat javën e ardhshme?
Sot na dolën Muzaka dhe Krasniqi të dëmtuar, Bregu po ashtu. Futbolli ky është dhe është për burra. Do të shohim çfarë do të bëjmë. Ndeshja me Luftëtatrin është më e vështira.
Lulaj dhe Pëllumbi?
Pëllumbi është një lojtar që premton shumë. Ia kam thënë që ka shumë kohë për të rritur performancën. Zakonisht fluturojnë të rinjtë. Ka cilësi dhe premton. Është e ardhmja e klubit. Lulaj vinte pas një dëmtimi dhe e tregoi shumë mirë veten, e justifikoi.
Si ka mundësi që u shndërruat?
Ndryshoi konkludimi. Ndeshjet nuk mund të fitohet pa luftuar. Ne kemi donimuar, por nuk kemi shënuar. Dëmtimet kanë qëne ato që na kanë pezulluar. Na ka dëmtuar dhe dalja e Oto Xhonit në kupë. Duke qenë grup i ri, në një ndeshje kupe eksperienca na dëmtoi. Pësuam golin e parë dhe më pas të dytin, që na goditi. Ndeshja është vazhdë e ndeshjeve të mira, pra kemi dominuar dhe nuk kemi konkluduar. Na dha qetësinë që nisëm ndeshjen në epërsi, pas dy minutash.