• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Qeverisje pa tru, apo qeveri hajdute?

12:20 : 17/05/2019
në KRYESORE, OP-ED, POLITIKE
Foto marrë nga fb i autorit

Foto marrë nga fb i autorit

Nga Ilir Kalemaj

Tre incineratorët i kushtojnë 178 milionë euro taksapaguesve shqiptarë. Shto këtu edhe 140 milionë euro Beketit pas vendimit të fundit të Arbitrazhit dhe vetëm nga këto dy zëra buxhetit i firojnë rrumbullak 318 milionë euro. Nëse marrim parasysh që në vit harxhohen vetëm 30 milionë euro për arsimin, 40 milionë për shëndetësinë që së bashku punësojnë mbi 35 mijë punonjës buxhetorë, pas llogaritur këtu rreth katër mijë pedagogë etj. Të mendosh që vetëm Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë zë rreth 38% të numrit total të të punësuarve buxhetorë që llogariten në rreth 82 mijë. Pra me një përllogaritje të thjeshtë janë rreth 40 mijë familje shqiptare, apo rreth 150 mijë frymë që marrin në vit rreth 5 herë më pak se këto dy zëra abuzivë.

Apo buxheti i mbrojtjes sociale, ku pjesa e ndihmës ekonomikë është vetëm një nga zërat, gjithë-gjithë shkon në rreth 40 milionë euro, pra së bashku shteti i mungesës së mirëqënëies sociale të projektit Rilindja nuk shpenzon as 100 milionë euro, apo më pak se një të tretën e asaj që jep me dy goditje të “vogla” thesit të shfryrë të nikorqillëkut publik. Për mos të folur këto për partneritetet pirat-plaçkitëse që mendohet të shkojnë rreth 2.2 miliardë euro dhe që po bëjnë gjëmën me tenderimet dhe koncesionet e rrugëve ku kilometri ka shkuar rreth 8-9 milionë euro mesatarisht, në shëndetësi dhe gjetkë.

Paradoksi është që shqiptarët e ngratë vijojnë të paguajnë nja shtatë taksa brenda çmimit të naftës, përfshi atë të qarkullimit dhe tashmë do fillojnë t’i paguajnë nga e para edhe rrugët. Pra një “turisti” tiranas për të shkuar në Republikën e Mëvetshme të Vlorës do i duhet të paguajë nja tre taksa rrugësh sipas akseve Tiranë-Durrës, Durrës-Fier dhe Fier-Vlorë a thua po kapërcen tre kufij ballkanikë. Po në “republikën e skandaleve”, cipa e plasur është kthyer në modë. Kryeministri-ministër i jashtëm “krihet” sallave të shndritshme televizive me batutat plot piper, gajas partnerët ndërkombëtarë në rendez-vu pa bereqet duke praktikuar diplomacinë e atleteve, zukat dhe piskat foltores së parlamentit apo majë ERTV-së, vishet me “brekushet” e preferuara kur nderon dëshmorët në 5 maj, apo nuk përton t’i kthejë përgjigje rrjeteve sociale popullit mbarë, por veç për të qeverisur nuk po qeveris.

Fjala reformë rimon me “pordhë me rigon”. Sintonia  e papagajëve të tij mediatikë që pa menduar përsërisin zellshëm parrulla të lodhshme deri në mërzi, të ndjell krupë sa kërkon prehje veç te Netfliksi për t’i ikur idiotësisë. Ligji tatimor ndryshon sa herë duan të bëjnë një qokë aty-këtu, ndërsa ligji i arsimit të lartë, një lëmsh i vërtetë ende nuk ka aktet nënligjore ndërkohë që “Pakti me Universitetin” u kthye në një tallje publike e një kryeqeveritari që i duket vetja revolucionar. Strategjitë e zhvillimit ekonomik janë kontradiktore, përsillen kútúrú dhe nuk sjellin asnjë vizion koheziv. Kryediplomati-filozof ka aq lidhje me politikën e jashtme sa mund të ketë Niçe filozofi me atë shokun e Gjushit. Politikat publike duken fjalë të huaja dhe reaksionare për kolltukofagët, ndërsa “kongresmenët” vazhdojnë të duartrokasin llafazanërinë Surreal(ian)e të liderit suprem. Nejse, e rëndësishme është që vota të vazhdojë të jetë “plumb për armikun”, “të ecim nëpër shtigje të pashkelura” dhe edhe “bar të hamë por mos të dorëzohemi”.

Lexo edhe:

Nxënësit mësonin anglisht me “aromë rakie”, pushohet nga puna mësuesi që shkonte në punë i dehur

Rama therrët tubim më 17 tetor në Tiranë për krerët e UÇK-së

*Shkruan enkas për “Boldnews.al”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nxënësit mësonin anglisht me “aromë rakie”, pushohet nga puna mësuesi që shkonte në punë i dehur

21:01 : 13/10/2025
AKTUALITET

Rama therrët tubim më 17 tetor në Tiranë për krerët e UÇK-së

20:49 : 13/10/2025
AKTUALITET

I riu shqiptar arrestohet në Romë me 16 milionë euro kokainë, armë të vjedhur dhe para cash

20:48 : 13/10/2025
SHOW BIZ

Lista me 28 artistët që do garojnë në Festivalin e 64-t të Këngës, fituesi do na përfaqësoj në Eurovision

20:42 : 13/10/2025
BOTA

VIDEO prekëse/ Përqafime dhe lot, izraelitët ribashkohen me familjet e tyre në atdhe

20:36 : 13/10/2025
BOTA

Eurovision pezullon votimin për pjesëmarrjen e Izraelit pas armëpushimit në Gaza

20:24 : 13/10/2025
Para

Pranoi mandatin e deputetit/ Shkarkohet kryetari i FRPD

TË GJITHA

Nxënësit mësonin anglisht me “aromë rakie”, pushohet nga puna mësuesi që shkonte në punë i dehur

21:01 : 13/10/2025

Rama therrët tubim më 17 tetor në Tiranë për krerët e UÇK-së

20:49 : 13/10/2025

I riu shqiptar arrestohet në Romë me 16 milionë euro kokainë, armë të vjedhur dhe para cash

20:48 : 13/10/2025

Lista me 28 artistët që do garojnë në Festivalin e 64-t të Këngës, fituesi do na përfaqësoj në Eurovision

20:42 : 13/10/2025

VIDEO prekëse/ Përqafime dhe lot, izraelitët ribashkohen me familjet e tyre në atdhe

20:36 : 13/10/2025

Eurovision pezullon votimin për pjesëmarrjen e Izraelit pas armëpushimit në Gaza

20:24 : 13/10/2025

A i është prekur pavarësia Bankës së Shqipërisë?

20:23 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com