Kryeministri Edi Rama ka folur për deputetët e rinj në Kuvend që zëvendësuar ata të opozitës, pas djegies së mandateve nga këta të fundit.
Gazetari Mentor Kikia e pyeti Ramën se si ndihet kur ka në parlament një nivel me deputetë “karagjozë”.
Rama u përgjigj: “Janë disa zonja dhe zotërinj të tjerë ku mund të ketë njerëz më shumë nivel, të tjerë me nivel të diskutueshëm dhe njerëz që kanë kapacitet për rritur audiencën në “Opinion”, të krijuar ilaritet te veçante si zoti Kujtim Gjuzi, por zotin Kujtim Gjuzi e solli zoti Lulzim Basha, është produkt i PD, kështu që s’ka lidhje kjo”.