Babi i kujt është gjyqtari që la në burg qytetarët që protestuan?

Përmes një statusi në rrjetet sociale, kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi u shpreh se drejtësia e re e Edi Ramës jep burg për qytetarët që protestojnë për liri dhe të drejta themelore dhe jep pafajësi për kriminelët, trafikantët, hajdutët e përdhunuesit.

Reagimi vjen pasi gjykata dha masat e sigurisë për 50 protestues, teksa 20 prej tyre janë lënë në qeli.

Këlliçi shprehet se 20 protestuesve ia u dha dënimin me burg babai i nënkryetarit të FRESSH-it Artur Miçko, Arben Miçko, gjyqtari politik i Rilindjes.

Reagimi i kryetarit të FRPD Belind Këlliçit:

Drejtësia e Edi Ramës, burg për protestuesit dhe pushtet për kriminelët!

Sot babai i nënkryetarit të FRESSH-it Artur Miçko, gjyqtari politik i Rilindjes Arben Miçko, mbajti në burg 20 protestues. Drejtësia e Edi Ramës dha burg për ata qytetarë që protestojnë për liri dhe të drejta themelore, e jep pafajësi për kriminelët, trafikantët, hajdutët e përdhunuesit.

Burg për protestuesit e unazës, asnjë akuzë për hajdutët e 40 milionë eurove për 2 km rrugë të Unazës. Burg për protestuesit që duan zgjedhje të lira dhe të ndershme, asnjë hetim për blerësit e votave në bashkëpunim me krimin, Damian Gjiknuri, Vangjush Dako, etj. Dosja 339 dhe 184 dhe kapja politike e drejtesisë i kanë mbyllur Shqipërisë derën e Europës. Krimi i lidhur me politikën po rrezikon kthimin e vizave për shqiptarët.

Lexo edhe:

Asnjë gjyqtar politik i Edi Ramës nuk na ndal dot! Përkundrazi, na shton vendosmërinë në betejën tonë për Shqipërinë si e gjithë Europa. Ne, të rinjtë demokratë dhe rinia që e do Shqipërinë si Europa nuk do ta lejojmë të keqen që na qeveris sot, të mbajë peng të ardhmen tonë europiane.

EMRAT/ Protesta e opozitës, kush janë qytetarët që la në burg nipi i Shefqet Peçit

 

Lajme të lidhura

Para