IGJEUM, ka njoftuar se pasditen e së martës dhe ditën e mërkurë, priten sërish reshje shiu në të gjithë territorin e vendit.
Në pjesën më të madhe të vendit reshjet pritet të jenë të dobëta dhe mesatare.
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 17 °C
në vendet e ulëta: 7 / 19 °C
në vendet malore: 4 / 14 °C
Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë territorin.