Prokuroria ka paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda çertifikatën e vdekjes së Admir Muratajt, e cila ka mbërritur nga Bashkia e Tropojës.
Në çertifikatë bie në sy deklarimi se Admir Murataj ka mbetur i vrarë me një plumb në kokë, në afërsi të syrit, i vrarë në rrugë.
Ende nuk dihet se nga çfarë arme është qëlluar mbi Muratajn.
Seanca për mbylljen e dosjes së tij është shtyrë dy herë, ndërsa gjatë ditës së sotme pritet të pushohet.
Seanca për sot ishte parashikuar të fillonte në 10:00.