Gazeta britanike “Express”, ka publikuar sot një reportazh nga Shqipëria.
Zoie O’brien ka vizituar Tiranën dhe zonat për rreth saj për të parë nivelin e jetesës dhe për t’u njohur me aspiratat e tyre. Gazetarja britanike shkruan se, shqiptarët janë të pashpresë dhe si të vetmen mënyrë shpëtimi shohin integrimin në Bashkimin Evropian. Ata e lidhin përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe politike vetëm me BEnë. Pjesë nga shkrimi i “Express”:
Një vend i varfër që i ofron një perspektivë të zymtë punësimi të rinjve, ka mijëra familje të paregjistruara dhe një qeveri të cilësuar si të korruptuar nga populli i saj shpreson te Britania dhe vendet e tjera të BE¬së për ta shpëtuar.
Të rinjtë shqiptarë kanë lënë vendin në masë për të kërkuar punë në vend të ndryshme të kontinentit. Disa përdorin regjimin e lirë të vizave për të udhëtuar në vendet e zonës Schengen për të shkuar në Itali dhe Gjermani për të punuar me para në dorë, kurse të tjerë rrezikojnë duke tentuar të kalojnë ilegalisht në Britaninë e Madhe.
Situata në vend është e tmerrshme, shumica e familjeve jetojnë të ndara pasi fëmijët largohen nga vendi sa më shpejt të jetë e mundur. Express.co.uk foli me një pronar biznesi, i cili pretendon se të tejkalosh varfërinë do të thotë që të mund të jetosh. Një i moshuar qëndron në rrugë duke shitur këpucët e tij, ndërsa të tjerë përpiqen të tregtojnë pula të gjalla në rrugë apo të shesin facoleta dhe cigare jashtë një çante shpine. Dhe ata kërkojnë vetëm një gjë të hyjnë në Bashkimin Evropian.
Në Sharrë, pronari i një dyqani e di se nuk do të ketë klientë pasi thotë se njerëzit nuk kanë para. “BE do të përmirësojë Shqipërinë në përgjithësi, do të sjellë para këtu. Djali im punon jashtë. Në Itali. Atje gjen punë”, tregon Hyseni 58 vjeç. “Qeveria nuk ka bërë mjaftueshëm, ajo nuk na ndihmon dhe aq. Janë qeveria më e keqe. Uroj që të ndryshojë dhe të bëjë atë që i thotë Be. Ndoshta do të kemi ligje të reja dhe që do të jenë për njerëzit”. Fiqiri Mici, 54 vjeç, rrit perime për t’i shitur dhe i tregton ato buzë rrugës. Shumicën e të ardhurave për të jetuar i fiton nga tri dhitë e tij. Por, jeta është e vështirë dhe djali i tij ka lënë vendin për të punuar në Evropë. Ai si shumë të tjerë besojnë se e vetmja zgjidhje është investimi nga Evropa. “Nuk ka punë. Nëne hedh një sy për rreth të rinjtë janë në kafe. 25¬30 vjeç. Nuk ka punë për ta. Është një situatë dëshpëruese. Shkova për të punuar ilegalisht në Itali por më kapën dhe më kthyen”, tregon ai.
“Mendoj se duhet të jemi pjesë e BE¬së. Është e nevojshme. Ne nuk kemi qeveri këtu, jemi pa shtet. Duke qenë në BE do të kemi një qeveri më të mirë.” Një punonjës i qeverisë, i cili nuk dëshiron të identifikohet thotë se “ata duan të jenë pjesë e BE¬së për përfitime ekonomike”. “60% e të ardhurave për familjet vijnë nga jashtë sepse nuk ka punë. Shumica e shikon hyrjen në BE thjeshtë si rrugë për të ikur nga vendi”. Nëse i pyet shqiptarët ata do të thonë se Britania nuk do të dalë nga BE. Ata kanë besim se do të jetojnë në Britani pasi të jenë pjesë e BE¬së.