• Kontakt
Wednesday, June 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD ju përgjigjet ambasadave: Protesta jonë paqësore, dhuna mjet i Edi Ramës

18:11 : 13/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë, Demokratike, Gazment Bardhi, ka dalë para mediave pak minuta para nisjes së protestës kombëtare.

Ai iu është përgjigjur deklaratave të ambasadave të huaja të akredituara në vendin tonë, duke thënë se dhuna nuk është mjet i PD-së, por i Edi Ramës.

“Akuzat e Ministrisë së Brendshme se PD ka shpërndarë bomba molotov, janë një sajesë e neveritshme që synon përplasje, konflikt dhe frikë te qytetarët. PD ka thirrur sot një marshim protestë kundër dhunës për Shqipërinë si gjithë Evropa. PD është angazhuar vetëm për protestë paqësore. Ajo ka refuzuar dhunën dhe bashkëpunimin me krimin e organizuar për të ardhur në pushtet”, theksoi Bardhi.

Sa i përket parullave kundër ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt, Bardhi tha: “Ne i kërkojmë Prokurorisë të zbulojë kush janë autorët e këtij akti të shëmtuar dhe t’i vërë përpara drejtësisë.”

Protesta e opozitës pritet të fillojë në 18:30 përpara Kryeministrisë. Kërkesa mbetet e njëjtë që prej 16 shkurtit, largimi i Edi Ramës nga posti dhe krijimi i një Qeverie tranzitore që do të mund të organizojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Lexo edhe:

Tre pikë për Man.City, fitore e lehtë në Botërorin e Klubeve

Vuçiç sfidon NATO: Nëse mendoni se jemi pre e lehtë, e keni gabim

Deklarata e plotë:

Partia Demokratike dënon me ashpërsi deklaratën e Minstrisë së Brendshme si një deklaratë që nxit dhunë dhe nuk i shërben stabilitetit të vendit.

Qeveria që qëndron në pushtet me votat e blera nga krimi i organizuar dezinformon dhe mashtron opinionin publik për qëllimin e protestës së opozitës. Dhuna nuk është dhe nuk do të jetë kurrë qëllim dhe as mjet i Partisë Demokratike.

Deklaratat e Ministrisë së Brendshme se Partia Demokratike ka prodhuar dhe ka shpërndarë bomba molotov për protestën e sotme janë një sajesë e neveritshme, që synojnë përplasje, konflikt dhe frikë tek qytetarët.  

Partia Demokratike ka thirrur sot një marshim proteste të gjithë qytetarëve kundër dhunës, për Shqipërinë si gjithë Europa.

I sigurojmë qytetarët se Partia Demokratike është e angazhuar vetëm për protestë paqësore. Partia Demokratike është parti e lirisë dhe e vlerave europiane dhe euroatlantike, ajo ka refuzuar dhe refuzon dhunën dhe bashkëpunimin me krimin për të ardhur në pushtet.  Është e dënueshme çdo përpjekje propagandistike e qeverisë për ta kundërvënë Partinë Demokratike me partnerët tanë, si në rastin e mbishkrimeve në banesën e ambasadorit të OSBE-së. Ne i kërkojmë prokurorisë të zbulojë kush janë autorët e këtij akti të shëmtuar dhe t’i vërë ata paërpara përgjegjësisë.

Dhuna është mjeti kryesor me të cilin Rama mban pushtetin, duke goditur qytetarët e pambrojtur. Është Edi Rama ai që nxorri me gaz lotsjellës nga shtëpitë banorët tek bregu i Lumit, që kërcënon banorët e Astirt me shkatërrimin e shtëpive, që ka futur në burgje mbi 10 mijë qytetarë që nuk paguajnë dot energjinë elektrike, që u ka hequr bukën e gojës mijëra të tjerëve. Ky është zemërimi në rritje i mijëra e mijëra qytetarëve të tjerë, të poshtëruar e të dhunuar nga regjimi I Edi Ranës.

Partia Demokratike është e vendosur të mos bëjë asnjë hap prapa për të drejtën themelore politike të njerëzve të lirë, votën e lirë, të pandikuar nga krimi dhe korrupsioni, njësoj siç ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Britani, Francë, Gjermani, Itali dhe kudo.

Protestat tona i shërbejnë vetëm këtij qëllimi. Ne jemi distancuar nga dhuna dhe e kemi dënuar atë që gjatë protestës së 11 Majit. Mediat kanë transmetuar live thirrjen e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për protestuesit, që të mos cënojnë asnjë polic në krye të detyrës. 

Skenarët kriminlaë të Edi Ramës, pengimi I së drejtës për të protestuar për opozitës dhuna dhe terrori mbi protestuesit nuk kanë për të na ndalur. Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa, prandaj ne kemi mbështetjen e shumicës së shqiptarëve të ndershëm.

 

Lajme të lidhura

SPORT

Tre pikë për Man.City, fitore e lehtë në Botërorin e Klubeve

20:21 : 18/06/2025
BOTA

Vuçiç sfidon NATO: Nëse mendoni se jemi pre e lehtë, e keni gabim

20:18 : 18/06/2025
Lajmet e Dites

Rinovim i rëndësishëm te Vllaznia, lojtari firmos kontratë të re 2 vjeçare

20:10 : 18/06/2025
BOTA

Kush mund ta zëvendësojë Ajatollahun nëse regjimi në Iran përmbyset?

20:08 : 18/06/2025
AKTUALITET

Maliqi/ Celibashi në krye të masakrës së zgjedhjeve

19:54 : 18/06/2025
SPORT

Mitaj në qendër të merkatos, mediat saudite raportojnë interesim në Angli për mbrojtësin

19:54 : 18/06/2025
Para

FOTO/ Qytetarët masakrojnë sërish ambasadën Amerikane

TË GJITHA

Tre pikë për Man.City, fitore e lehtë në Botërorin e Klubeve

20:21 : 18/06/2025

Vuçiç sfidon NATO: Nëse mendoni se jemi pre e lehtë, e keni gabim

20:18 : 18/06/2025

Rinovim i rëndësishëm te Vllaznia, lojtari firmos kontratë të re 2 vjeçare

20:10 : 18/06/2025

Kush mund ta zëvendësojë Ajatollahun nëse regjimi në Iran përmbyset?

20:08 : 18/06/2025

Maliqi/ Celibashi në krye të masakrës së zgjedhjeve

19:54 : 18/06/2025

Mitaj në qendër të merkatos, mediat saudite raportojnë interesim në Angli për mbrojtësin

19:54 : 18/06/2025

Vrasja e kryekomisarit Lamaj, Arben Frroku kërkesë në SPAK: Merrni në pyetje Dumanin

19:46 : 18/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com