Studentët u ngritën në protestë në dhjetor të vitit 2018 për një arsim më cilësor dhe i dhanë një goditje të madhe qeverisë së Ramës.
Ai u detyrua që të thpshte publikisht që është dakord me kërkesat e tyre dhe se do ti miratonte të gjitha, por kurrë nuk bëri diçka zyrtare, por thjeshtë i thoshte nëpër medja për Shoë.
Deri më tani nuk është bërë asgjë për kërkesat e tyre.
Duke qenë të zhgënjyer se nuk morën asgjë nga ajo çka u premtua, ata kanë bojkotuar votimin për ‘Antar Bordi të Administrimit’.
Nga 2500 votues të mundshëm në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, vetëm 55 prej tyre – pra 2.2% e studentëve – morën pjesë në zgjedhjet për anëtarin e Bordit të Administritmit të UPT të propozuar nga studentët.
Statusi i Lëvizja Për Universitetin
Nga 2500 votues të mundshëm në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, vetëm 55 prej tyre – pra 2.2% e studentëve – morën pjesë në zgjedhjet për anëtarin e Bordit të Administritmit të UPT të propozuar nga studentët.
Kjo shifër tregon qartë se sa larg kërkesave të studentëve qëndron Pakti për Universitetin dhe se sa seriozisht e marrin studentët atë.
KËRKESA E STUDENTËVE: Anulimi i ligjit në arsimin e lartë do të zhbëjë strukturën burokratike që përcakton ky ligj – Bordin e Adminstrimit – i cili i mbivendoset universitetit si organi përgjegjës për të gjitha tenderat dhe veprimet financiare të universitetit. Kjo strukturë, në shumicën e universiteteve, kryesohet nga të zgjedhurit e Min. Arsimit që menaxhojnë fondet e universiteteve publike, edhe pse supozohet se ato veprojnë të pavarura nga ndikimi i qeverive.
PAKTI PËR UNIVERSITETIN: Me VKM të datës 28 dhjetor 2018, nr.782, pika 6: “Një nga anëtarët përfaqësues të ministrisë përgjegjëse për arsimin përzgjidhet nga studentët e IAL-së përkatëse, të cilët i paraqesin ministrit tri kandidatura. Ministri përgjegjës për arsimin emëron një prej kandidaturave të paraqitura nga studentët.”
Pra, jo vetëm që nuk anulohet ligji shkatërrimtar, por edhe përzgjedhja e “anëtarit të studentëve” në BA nuk bëhet me shumicë votash, por përzgjidhet nga ministri mes tre më të votuarve.
REZULTATI: Për Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave interesi studentor për këtë maskaradë ishte në masën 2.2%. Dhe kulmi i maskaradës është kandidati me më shumë vota; dora vetë Zenel Gjolek Shalari, i akuzuar publikisht më parë nga Lëvizja Për Universitetin si një ndër prototipët e (mender) pedagogëve që detyrojnë studentët me lista emërore të blejnë ato pacavure që i quajnë “libra”. Ndaj akuzës së LPU, Fakulteti i Shkencave Sociale mori masa duke e përjashtuar “pedagogun” në fjalë nga mësimdhënia në këtë fakultet si pedagog i jashtëm.
Me poshtë gjeni linqet e denoncimit:
Link 2: https://www.facebook.com/