Koalicioni “Shpresa për ndryshim” i cili kryesohet nga ‘Aleanca Kuq e Zi’ është regjistruar sot në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 Qershorit.
Kolaicioni përbëhet nga shtatë parti, dhe është i dyti i regjistruar pas “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, t1% kryesuar nga PS.
KQZ njofton ndër të tjera në faqen zyrtare, se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimin:
Për regjistrimin e koalicionit “Shpresa për Ndryshim” (SHN), për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30.06.2019”. KQZ vendosi të regjistrojë Koalicionin “Shpresa për Ndryshim”, (SHN) si subjekt zgjedhor pjesëmarrës në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019, me parti pjesëtare të tij si më poshtë:
Partia Aleanca Kuq e Zi;
Partia Bashkimi Liberal Demokrat;
Partia Demokracia e Re Europiane;
Partia Aleanca Popullore;
Partia Balli Kombëtar;
Partia e Emigracionit Shqiptar;
Partia Ora e Shqipërisë.