• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tabaku publikon shifrat: Inceneratori i Tiranës merr jo një por dy pagesa në ditë!

11:52 : 10/05/2019
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, denoncon përfitimin e dy pagesave në ditë nga inceneratori i Tiranës.

Tabaku ka publikuar disa të dhëna, sipas të cilave, vetëm inceneratori i Tiranës, ka 34 pagesa me një vlerë totale prej 10.9 milion eurosh.

“Pagesat për inceneratorët nuk kanë të ndalur!

Inceneratori i Tiranës merr jo një por dy pagesa në ditë!

Shqiptarët e mbajnë mend se si 3 kompani që ndërlidhen mes tyre përdorën pushtetin e qeverisë Rama dhe tre ministrave për të shkelur ligjet e vendit. Ata së bashku do të përfitojnë minimalisht 178 mln euro nga buxheti i shqiptarëve, ku vetëm Tirana është 128 milionë Euro.

Lexo edhe:

Maliqi falenderon kandidatët e listës së hapur: Ju bëtë maksimumin, por drejtimi la për të dëshiruar

Dështon për të 29-n herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Kjo skemë korruptive jo vetëm do të jetë një gropë në buxhetin e rreckosur të shtetit por do të jetë dhe një rrezik për sëmundje. Pasi siç është edhe i qartë projekti, inceneratorët kanë ndërmend të djegin plehrat e rajonit dhe më gjerë e duke kaluar tashmë dhe në ato të rrezikshme.

Deri më sot inceneratorët në Tiranë, Elbasan dhe Fier kanë gllabëruar nga buxheti i shtetit 53 milionë Euro në 111 pagesa, ku vetëm Tirana ka 34 pagesa me një vlerë totale prej 10.9 milion eurosh.

Njerëzit me pushtet që fshihen pas inceneratorëve kanë përfituar 2700 euro në ditë, një vlerë 5.4 herë më e lartë se sa paga mesatare në vend, vetëm për inceneratorin e Tiranës. Kjo është e vetmja kontratë ku me firmosjen e kontratës kanë filluar pagesat.

Ndërsa qeveria vazhdon të paguajë punën e pakryer të inceneratorëve duke majmur ata që fshihen pas Klodian Zotos dhe rrjetit të inceneratorëve fantazmë, kompania “Integrated Energy B.V.” ka vendosur ta zgjerojë projektin e djegies së mbeturinave.

Ky projekt duket se u miratua me të njëjtën shpejtësi si koncesionet e tjera të lidhura me inceneratorët.

Sa më shumë investigon mbi letrat që lidhen me kompanitë e djegies së plehrave aq më shumë zbulon shkelje dhe abuzime që rëndojnë në kurrizin e sipërmarrjeve private dhe buxhetit të qytetarëve të Tiranës.

Kompania e djegies së plehrave në Tiranë detyron dhe Bashkinë e Tiranës dhe cdo institucion publik ti paguajë kompanisë së Klodian Zotos dhe miqve të tij 29 euro/ton nga buxheti i qytetarëve të Tiranës, detyrohet t’i pagojë para ekstra sa herë që depoziton mbetje të banorëve të Tiranës, për të cila t paguhet nga buxheti i shtetit, njësoj si të jetë një nënkontraktor i zakonshëm.

Siç edhe kuptohet, kompania e inceneratorëve është sot jo vetëm monopol që sundon dhe vendos çmime në kurriz të gjithëve, jo vetëm që rrezikon të shkatërrojë jetën e gjithsecilit prej nesh, por ajo ka vendosur në këmbët e saj shtetin dhe buxhetin e tij.”, shkruan Tabaku.

Sipas ish-deputetes, kompania e inceneratorëve vijon të thitë para nga buxheti i shtetit, edhe kur nuk punon, në një kohë kur vendi ka nevojë për një sërë investimesh. Tabaku vijon më tej duke renditur disa nga problemet, që nga mosrimbursimi i prodhuesve shqiptarë, ndihma ekonomike etj.

“Kompania e djegies së plehrave vazhdon të thithë para nga buxheti i shtetit edhe kur ajo nuk punon, madje edhe kur buxheti i shtetit nuk shpenzon as për investimet më të domosdoshme të vendit. Kur sot nuk rimbursohet TVSH e prodhuesit shqiptarë janë në vështirësi, kur nuk paguhen paga e pensione, kur njerëzit hiqen nga lista e ndihmës ekonomike, sot gjenden paratë për aferën korruptive të inceneratorëve.

Ky koncesion dhe PPP është në kundërshtim të plotë me çdo ligj dhe procedurë ligjore në vend. Partia Demokratike që ka iniciuar dhe një interpelancë për këtë çështje në Parlament, jo vetëm do t’i pezullojë këto kontrata abuzive por do të çojë përpara drejtësisë këdo që ka abuzuar me pushtetin e tij në kurriz të shqiptarëve dhe shërbim të xhepit të tij.”, shkruan ish-deputetja e PD-së.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Maliqi falenderon kandidatët e listës së hapur: Ju bëtë maksimumin, por drejtimi la për të dëshiruar

13:42 : 09/06/2025
BOTA

Dështon për të 29-n herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

13:35 : 09/06/2025
AKTUALITET

NRG e ‘mushkonjave’ nën hetim për kontrabandë, fiton tendera me “ndihmë” nga Jonaid Myzyri i KPP

13:23 : 09/06/2025
AKTUALITET

Ekstazi, kokainë e kanabis në festivalin “Unum” në Shëngjin, në hetim 2 shqiptarë e 4 të huaj

13:22 : 09/06/2025
AKTUALITET

Pas Tiranës, KAS vendos për rinumërimin e plotë të votave në Qarkun e Fierit

13:04 : 09/06/2025
AKTUALITET

“Për t’ia pa hajrin, fillova të çoj edhe këmbët”/ Berisha nxjerr meme me Spiropalin: Metamorfoza!

12:54 : 09/06/2025
Para

Tensione në jug/ Ekstremistët shkulin tabelat në gjuhën shqipe (FOTOT)

TË GJITHA

Maliqi falenderon kandidatët e listës së hapur: Ju bëtë maksimumin, por drejtimi la për të dëshiruar

13:42 : 09/06/2025

Dështon për të 29-n herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

13:35 : 09/06/2025

NRG e ‘mushkonjave’ nën hetim për kontrabandë, fiton tendera me “ndihmë” nga Jonaid Myzyri i KPP

13:23 : 09/06/2025

Ekstazi, kokainë e kanabis në festivalin “Unum” në Shëngjin, në hetim 2 shqiptarë e 4 të huaj

13:22 : 09/06/2025

Pas Tiranës, KAS vendos për rinumërimin e plotë të votave në Qarkun e Fierit

13:04 : 09/06/2025

“Për t’ia pa hajrin, fillova të çoj edhe këmbët”/ Berisha nxjerr meme me Spiropalin: Metamorfoza!

12:54 : 09/06/2025

‘AlbaScan’ që dështoi në burgun e Peqinit, fiton tenderin e Gardës

12:48 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com